Obama: Një Britani të fortë, në BE-në e fortë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se kërkon “një Mbretëri të Bashkuar mëse të fortë në një Bashkim Europian, gjithashtu të fuqishëm”.Ky është mesazhi, që vet presidenti amerikan, Barack Obama, i ka dërguar, përmes një telefonate, kryeministrit britanik, David Cameron.Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë. Më tej, Obama ka theksuar se “aleanca e fortë me Britaninë duhet të vazhdojë”.Gjatë ditëve të fundit, kryeministri i Britanisë ka kërcënuar me daljen e tyre nga Bashkimi Europian, për shkak të krizës financiare që kaloi kjo e fundit.