Somali, vritet agjenti francez
Grupi islamik somalez Al Shabab ka deklaruar se ka vrarë agjentin sekret francez Denis Allex, pas dështimit të operacionit të forcave speciale për ta liruar atë.Lajmi raportohet në edicionin online të BBC. Nga ana e saj, qeveria franceze ka deklaruar se beson se Allex u vra gjatë operacionit të kryer javën e kaluar, ku humbën jetën edhe dy komando francezë.Allex ishte rrëmbyer nga militantët në Somali në korrik të vitit 2009. Pengu francez mbahej në lokalitetin Bulo Marer nga grupi terrorist Al Shabab, 17 militantë të të cilit mbetën të vrarë gjatë blicit.Lajmi për këtë operacion në lindje të Afrikës erdhi disa orë pasi Franca kishte njoftuar nisjen e ndërhyrjeve ushtarake në Mali, për të mbështetur qeverinë në luftën kundër militantëve islamikë.