Londër, zjarr në trenin ekspres

Një zjarr ka rënë në një tren ekspres mëngjesin e sotëm në stacionin Viktoria të Londrës, duke shkaktuar evakuimin e tij dhe bllokimin e trafikut.Portali lokal “Gatwick Express” njoftoi se stacioni u rihap pjesërisht pas më pak se një orë pasi zjarri ishte fikur dhe tymi ishte larguar. Zyra e Hekurudhës Kombëtare deklaroi se koha e udhëtimeve mund të zgjatej deri në 45 minuta për shkak të bllokimit të përkohshëm.Një ditë më parë një tjetër incident ndodhi në Londër. Piloti i një helikopteri humbi kontrollin për shkak të mjegullës së madhe, duke u përplasur me një vinç dhe duke rënë më pas në afërsi të stacionit të metrosë së Vauxhal.