Korçë, nis festa e Birrës, pjesëmarrje rekord dhe shumë surpriza
Korçë- Ka çelur siparin në edicionin e saj të 8-të, festa e Birrës në Korçë. Ky event i cili shënon edhe kulmin e sezonit turistik është hapur me serenata, një pjesëmarrje rekord dhe shumë surpriza.Prej fillimit të saj e deri në mëngjes, kur edhe është mbyllur dita e parë e festës, të gjithë kanë dëfryer duke kërcyer, kënduar dhe duke shijuar gotat e birrës.Mbrëmjen e hapi kreu i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, sëbashku me ambasadoren e Çekisë, Bornislava Tomasova.Festa e birrës këtë vit vjen më e madhe se kurrë edhe sa i takon cilësisë dhe numrit të lartë të pjesëmarrësve, ku nuk munguan as turistët e huaj,nga Honkongu, Greqia, Italia, Suedia etj.Shqiptarë e të huaj bëhen pjesë e një feste unike në Korçë, ku nderthuren birra e mirë, muzika e perzgjedhur dhe disa prej gatimeve me të mira tradicionale.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter