Shkatërrohet banda e hajdutëve, vidhnin banesat e turistëve në Shëngjin
Lezhë- Policia e Lezhës shkatërron një bandë hajdutësh të banesave të pushimit në zonën bregdetare të Shëngjit. Tre të rinj kanë rënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.Të arrestuar janë Klisman Marku 18-vjeç, Ledio Jaku 20 vjeç dhe Ndue Lleshi 17 vjeç.Ndalimi i tyre erdhi pas një hetimi 1 mujor të policisë, me metoda të specializuara.Të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim në bashkëpunim me njëri-tjetrin hynin ne banesa duke vjedhur turistët që janë me pushime në Shëngjin.Ata vidhnin kryesisht telefona celularë, ora te shtrejta, apo dhe shuma parash. Edhe në momentin e arrestimit, ata u kapën në flagrancë duke u pergatitur për të vjedhur në një banesë.Gjatë kontrollit nga policia, tre të rinjve të arrestuar iu sekuestruan 30 kopje çelësash banesash. Ndërkaq materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter