Ekspertët e sigurisë japin alarmin: Lazarati po zhvendoset në Kosovë
Kosovë- Aksionet e fundit të Policisë së Kosovës të konfiskimit të drogave të lehta siç është marijuana kanë shfaqur shqetësim se në Kosovë mund të bëhet një zhvendosje e Lazaratit, pas aksionit shkatërrues nga policia e shtetit shqiptar në atë fshat.Eksperti i çështjeve të Sigurisë, Nuredin Ibishi, është shprehur se në kohët kur Shqipëria është nën lupën e vëzhgimit, Kosova mund të jetë vendi ku mund të zhvendoset Lazarati.“Kosova tash mund të jetë një vend ku mund të zhvendoset çështja e kultivimit të marihuanës, pjesa e Dukagjinit ka klimë më të përshtatshme për të. Kosova mund të jetë një vatër e re e kultivimit të narkotikëve”, ka thënë Ibishi.Mirëpo sipas Ibishit më tepër se kultivuese, Kosova është vend tranzit i drogave.“Në këtë fazë kultivimi i kësaj droge dhe trafikimi i saj Kosovën e dëmton shumë në proceset e Integrimit Evropian, e sidomos tashmë që jemi e një qeverie në ikje”, ka thënë ai.Ibishi ka lavdëruar organet e sigurisë të cilat sipas tij po e luftojnë në masë të madhe këtë dukuri.“Institucionet e sigurisë kanë arritur pjekuri dhe rezultate se kjo dukuri mund të luftohet”, ka thënë ai.Edhe Burim Ramadani nga AAK-ja mendon se ka tendenca për zhvendosje të Lazaratit në Kosovë mirëpo sipas tij shqetësim më i madh është mos luftimi i trafikimit të drogave të mëdha siç është heroina e kokaina që sipas tij Kosova është bërë vend tranzit i këtyre drogave.“E vërteta është se në Kosovë edhe më tutje vazhdohet me kalimin e drogave prej lindjes për në perëndim dhe rezultatet janë të vogla në luftën ndaj drogave të rënda siç është heroina dh kokaina. Fokus më të madh i kanë dhënë konfiskimit të kanabis aktives për shkak të dështimit të konfiodkimit të drogave të mëdha”, ka thënë Ramadani./Zeri/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter