Berat, bashkia vendos kritere të reja për taksitë 8+1

Berat - Në rrugët e qytetit të Beratit do të ketë në shërbim më pak mjete taksi 8 plus 1. Bashkia  ka ndërmarrë një inisiativë, për dhënien e licencave të reja, me anë të aplikimeve për mjetet taksi 8+1 dhe 4 +1. Janë përcaktuar kriteret që drejtuesit duhet të plotësojnë, për të marrë një licencë për mjetet taksi 8 +1.Në bazë të ligjit numri i  taksive 4 + 1 do të jetë i pakufizuar, ndërsa i mjeteve 8+1 do të jetë i kufizuar, sa 10% e atyre  4+1. Nënkryetari i Bashkisë, Bledar Blana, bën me dije se  ky grup pune, ka bërë publike kriteret dhe kushtet që duhet të plotësohen, për marrjen e një licence, për mjetet 8+1, ku i vihet theksi vitit të prodhimit të automjetit.Kjo nismë e bashkisë së Beratit ka si qëllim udhëtimin e sigurt  dhe sa më bashkëkohor të qytetarëve.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter