Këshilli "shpëton" Fullanin, rrëzohet kërkesa për shkarkim: Vjedhja, faj njerëzor
Tiranë - Zyrtarisht, Ardian Fullani mbetet Guvernator i Bankës së Shqipërisë, pasi Këshilli Mbikqyrës ka hedhur poshtë me 5 vota, propozimin e vetëm për shkarkimin e tij, bërë nga anëtarja Ermelinda Meksi.Po ashtu, Këshilli ka nxjerrë edhe përfundimin se përse ndodhi vjedhja e Bankës. Sipas tij, "është elementi njerëzor, që me veprime apo mosveprime, i ka lehtësuar punën elementit kriminal."Ky vendim u njoftua zyrtarisht nga Banka e Shqipërisë, mbrëmjen e sotme, me anë të një deklarate, ku thuhet se "Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zhvilloi më datë 14 gusht 2014, një mbledhje të posaçme për tu njohur me dinamikën e punës në Bankën e Shqipërisë që nga mbledhja e fundit e deri më sot.Në këtë mbledhje, anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës, zonja Meksi, në përputhje me nenin 47, pika 2, germa (c) të Ligjit “Për Bankën e Shqipërisë, propozoi shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë (5 anëtarët e tjerë të pranishëm) nuk e pranoi propozimin e saj."Po ashtu, Këshilli ka nxjerrë edhe arsyen se përse u grabit Banka e Shtetit duke shkruar hapur në deklaratë: "Në përgjigje të pyetjes logjike se: “çfarë ka çaluar atëherë?”, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerëson se është elementi njerëzor, i cili me veprimet apo mosveprimet e tij ka lehtësuar punën e elementit kriminal për të realizuar vjedhjen."Përmbledhje e përfundimeve të nxjerra nga mbledhja e sotme e Këshillit Mbikqyrës1. Banka e Shqipërisë ka reaguar menjëherë pas konstatimit të vjedhjes, duke kryer kallëzimin penal, vazhdon bashkëpunimin me intensitet me Prokurorinë.Kjo do të sqaronte përgjegjësitë e çdo individi nën akuzë dhe do të lehtësonte shumë situatën brenda bankës.2. Grupet e punës të ngritura për të bërë vlerësimin administrativ të respektimit të procedurave, kanë arritur në përfundimin se nuk ka shkelje ligjore nga ana e Këshillit Mbikëqyrës dhe Administratorëve, se i gjithë kuadri ligjor dhe rregullator është i plotë dhe garanton administrimin e aktivitetit të Bankës së Shqipërisë dhe të sektorit bankar.3. Në përgjigje të pyetjes logjike se: “çfarë ka çaluar atëherë?”, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerëson se është elementi njerëzor, i cili me veprimet apo mosveprimet e tij ka lehtësuar punën e elementit kriminal për të realizuar vjedhjen.4. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë thekson se përmirësimi i bazës ligjore, rregullatore dhe asaj proceduriale, është një proces i pashterueshëm.5. Si rezultat i masave të marra, është mundësuar që aktiviteti në Departamentin e Emisionit të vijojë normalisht.6. Janë marrë masa për forcimin e kërkesave për figurën e punonjësve, sidomos për disa pozicione të caktuara në Bankë si dhe për verifikimin në vazhdimësi të figurës së tyre.7. Po punohet për rivlerësimin e rregullave, procedurave dhe praktikave që lidhen si me përpunimin dhe ruajtjen fizike të parasë cash, ashtu dhe me çdo hallkë të zinxhirit të kontrollit dhe inventarizimit.8. Do të vazhdojmë të jemi të hapur dhe të informojmë Kuvendin e Shqipërisë, ekzekutivin, sistemin bankar, shoqatat e biznesit si dhe grupe të tjera të interesit në lidhje mezhvillimet, ndikimin dhe masat që kemi dhe do të marrim në vazhdimësi. Këshilli Mbikëqyrës shprehu dhe njëherë nevojën e plotësimit sa më shpejt nga Kuvendi i Shqipërisë të dy vendeve vakantë, dhe caktimin e Zëvendësguvernatorit të Dytë.9. Është vendosur një komunikim institucional me partnerët tanë ndërkombëtarë, duke ju dhënë atyre sqarimet e rastit si dhe për të kërkuar asistencë të specializuar për shumë nga elementet që lidhen me rrezikun operacional të veprimtarisë.10. Duke kuptuar drejt ndjeshmërinë e madhe që ka shkaktuar kjo ngjarje në opinion publik, Këshilli Mbikëqyrës solidarizohet plotësisht me shqetësimet e ngritura.Duke gjykuar veprimtarinë e institucionit, Këshilli Mbikëqyrës sjell në vëmendjen e publikut shqiptar:• Mbajtjen nën kontroll të inflacionit; ruajtjen e vlerës së kursimeve të qytetarëve dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e sistemit financiar gjatë 17 viteve të fundit.• Zgjerimin e sistemit bankar dhe mbështetjen që ai i ka dhënë zhvillimit ekonomiko – financiar të vendit.• Përballimin e epidemisë së krizës së rëndë financiare që shpërtheu në vitin 2008, pasojat e së cilës janë të pranishme edhe në ditët e sotme.• Mbikëqyrjen dhe marrjen e masave të vazhdueshme për të garantuar stabilitetin financiar të sistemit.• Shmangien e injektimit të fondeve publike në bilancet e bankave, një fenomen mbizotërues ky gjatë krizës në shumë vende të rajonit.Ora13:20 Këshilli Mbikqyrës mblidhet në një takim që zgjat mbi 4 orëKëshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zhvilluar një mbledhje të pazakonshme sot, që ka zgjatur mbi 4 orë e gjysëm, nisur që prej orës 13:20, në të cilën pritej të vendosej për fatin e Guvernatorit Ardian Fullani dhe të anëtarëve të Këshillit.Burime të brendshme thanë për "Ora News" se mbledhja ka qënë e shoqëruar me shumë debate.Por, në përfundim të saj, rreth orës 17:30, asnjë informacion zyrtar nuk u dha për atë që u diskutua dhe u vendos në të, përkundër interesimit shumë të madh të medias për çështjen e vjedhjes së Bankës së Shtetit dhe as ndonjë prononcim nga ana e pjesëmarrëve, që dukej kishin vendosur të respektonin kodin e heshtjes.E para e la sallën në godinën e Bankës pranë sheshit "Avni Rustemi", anëtarja Ermelinda Meksi, e cila ka theksuar se ndryshe nga mbledhja e parë, gjithçka, i tërë debati, tanimë do të jetë e pasqyruar në deklaratën e BSH-së, që pritet të shpërndahet për mediat.Mësohet se të pranishëm në mbledhje ishin të gjithë anëtarët e Keshillit, duke nisur nga kryesuesi i tij Ardian Fullani, Zv.Kryetarja Elizabeta Gjoni, anëtarët Petraq Milo, Dhori Kule, Ardrian Civici, Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi.Burime të sigurta për “Ora News”, konfirmuan se në mbledhjen urgjente, për herë të parë pas skandalit në Bankën e Shqipërisë do të diskutohej hapur mbi përgjegjësitë e Guvernatorit por dhe të anëtarëve të Këshillit.Mbledhja do të fokusohej në një analizë të përgjithshme të funksionimit të Bankës së Shqipërisë, me synim evidentimin e cdo shkelje apo përgjësie që përfundoi me skandalin e vjedhjes së rreth 713 milion lekëve në dikasterin më të lartë financiar në vend.Ndërkohë që mbledhja e Këshillit nisi, Zirkon Disha nga shoqëria civile e angazhuar për peticionin e dorëheqjes, tha se aktivistët dhe qytetarët janë në pritje të vendimit të Këshillit jashtë ambienteve të Bankës dhe mbledhja e firmave do të vazhdojë. Deri sot paradite, numri i firmave të qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e Guvernatorit Fullani ka arritur në 8500.Mbledhja e sotme e Këshillit erdhi dhe si presion i politikës, ndonëse në qendrimet e saj, ajo ka qënë e ndarë, ku një pjesë bën përgjegjës Këshillin Mbikëqyrës duke përjashtuar Guvernatorin, një pjesë tjetër fajëson Guvernatorin ndërsa pjesa elitare e politikës hesht, duke e lënë këtë ngjarjen në rrjedhë të natyrshme.Ermelinda Meksi, në përgjigje të kërkesës politike të Kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho, ka lënë të kuptohet se përgjegjës për këtë skandal është Guvernatori Ardian Fullani dhe jo këshilli Mbikqyrës. Sipas saj, Guvernatori dhe Zv.guvernatorët janë punonjës me kohë të plotë në Bankën e Shqipërisë si administratore dhe përgjegjës për Bankën dhe kanë detyra ekzekutive, ndërsa anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikqyrës jane “partime” në këtë funksion duke ushtruar detyra joekzekutive.Gjithashtu, Meksi ka theksuar se me dorëheqjen e anëtarëve të Këshillit nuk do të zgjidhet situata, madje sipas saj do ta fuste institucionin monetar qendror në një ngërç institucional, duke e lënë pa kuorumin e nevojshëm për marrjen e vendimeve aq të nevojshem kurdohere, sidomos në situatën aktuale.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter