Për të mos blerë videogame “Call of Duty” Babai i çon djemtë në një luftë të vërtetë

Në vjeshtën e kaluar dy djemtë e tij, Leo dhe Frank, 11 dhe 10 vjeç i kishin kërkuar për të dhjetën herë versionin e fundit të një videogame me luftë “Call of Duty” .I lodhur tashmë, nga fakti se nuk po mundte më t’i bindte fëmijët se pse kjo lojë ishte e gabuar, Carl Magnus Helgegren, gazetar suedez ndryshon taktikë dhe bën një pakt me ta:Do i blinte videogame me një kusht: Nëse do e shoqëronin në Palestinë dhe në Izrael, të shikonin me sytë e tyre pasojat e luftës. Fëmijët do të flisnin me njerëzit atje, do të merrnin në pyetje ushtarë, do të njihnin disa të plagosur. Pastaj me t’u kthyer në shtëpi do të kishin lojën e dëshiruar. Fëmijët pranojnë."Nuk mundesha më të dëgjoja djemtë e mi që vazhdonin të këmbëngulnin në këtë lojë e cila është edhe dëfryese, por në realitet lufta është diçka tjetër. Doja që ata të kuptonin diferencën, dhe faktin se konflikti nuk është një lojë, sidomos për njerëzit e thjeshtë që jetojnë aty ku ka luftë. Nuk kisha mënyra të tjera për ta shpjeguar, përveç duke i treguar luftën e vërtetë” tregon gazetari.“Në lojë nuk vriten civilët”Helgegren ka punuar si gazetar në Izrael, Palestinë dhe në Siri. Ka mbuluar Pranverën Arabe. E di mirë se çfarë do të thotë të vraposh me zemër të ngrirë teksa policia të qëllon në drejtimin tënd apo hedh mbi protestuesit gazlotsjellës.“Doja tu mësoja fëmijëve të mi se lufta nuk është e bukur as tërheqëse. Dhe mbi të gjitha, në lojë qëllohen vetëm terroristët, ndërsa në realitet vriten shumë civilë. Doja që ata të shikonin me sytë e tyre kampet e refugjatëve, shtëpitë e rrënuara dhe shkatërrimin që sjell konflikti” shton aiNisja drejt PalestinësKështu më 11 prill morën avionin dhe u nisnë për në Izrael, dhe më pas në Palestinë. Ndër momentet më të vështira ishin ato të vizitës në klinikën Shuafat. Një mjek i tha Frankut dhe Leos se ushtarët qëllonin me tytën e pushkës fëmijët të cilët i godisnin me gurë, dhe ata shkonin në spital të mjekoheshin. Më pas njohën 3 bashkëmoshatarë të ulur në karrige me rrota. Të gjithë ishin goditur nga plumba gome në kurriz dhe nuk mund të ecnin më.Industria e luftës dhe ndërgjegjësimi“Ai ishte momenti më i vështirë pasi nisën të kuptonin realitetin e gjërave. Për disa orë heshtën. Ishin të trishtuar por kishin nisur të kuptonin gjërat” tregon i ati. Me tu kthyer në shtëpi Helgegren i kërkoi fëmijëve nëse sërish donin të shkonin në dyqan për të blerë lojën por përgjigjja ishte “Jo” .“Tani luajnë videogame me futboll, thonë se nuk duan të bëhen pjesë e industrisë së luftës, meqë këto videogame zhvillohen me ndihmën e industrisë së luftës.Helgegren shpreson që të gjithë prindërit të ndihmojnë fëmijët e tyre të ndërgjegjësohen.“Në Suedi është një debat i madh mbi videogame “Call of Duty”. Ata nuk duhet më të ankohen por të bëjnë diçka për fëmijët e tyre ”Shkrimi është botuar më 14 gusht në "Corriere della Sera"Përktheu Suela GeraTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter