Arrestohet imami i Gjilanit, 1 muaj paraburgim për 40 “Terroristët”
Kosovë- Autoritetet e rendit kanë njoftuar se gjatë një operacioni të sotëm në Gjilan dhe Skënderaj, kanë arrestuar dy persona, nën dyshimet për rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist dhe nxitje të urrejtjes kombëtare, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.Gjatë arrestimit thuhet të jenë sekuestruar dëshmi materiale që ndërlidhen me akuzat.Në një njoftim të Policisë së Kosovës, thuhet se njëri nga të arrestuarit, me inicialet Z.Q., është imam në xhaminë El-Kuddus në Gjilan dhe “dyshohet të jetë një ndër frymëzuesit kryesorë të xhihadit”, i cili është gjetur i fshehur në veturën e tij në një terren malor në afërsi të shtëpisë së tij.I dyshuari i dytë, me inicialet L.K., nga fshati Polac i Skënderajt, thuhet të jetë gjetur në vendbanimin e tij. Të dyve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.Ndërkaq,gjykata Themelore e Kosovës ka vendosur sot masën e paraburgimit prej 30 ditëve për dyzet të arrestuarit që dyshohen se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste si ISIS dhe Al-Nusra, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale nga kapitulli “Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.