Grupet folklorike të Finiqit përcjellin traditat e tyre përmes këngëve e valleve

Finiq - Grupe folklorike të Finiqit, Vagalatit, Dropullit të Sipërm dhe Dropullit të Poshtëm, sollën përmes valleve e këngëve folklorin grek. Shikues nga e gjithë zona dhe më gjerë në zonat minoritare, që nga Vagalati, Livadhjaja, por edhe emigrant të ardhur për pushime nga Greqia, ndoqën për rreth 2 orë koncertin në sheshin e krijuar enkas në qendër të komunës.Ishte i ftuar edhe konsulli grek në Gjirokastër, Nikollao Kotrokoi; kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule; kryetari i MEGA, Kristaq Kiço; zvendësministri i bujqësisë, Jani Babi; të zgjedhur vendorë të minoritetit etj.Të pranishmit  që morën fjalën, përcollën për pjesëmarrësit veçantit e zonës së Finiqit, deri edhe tek e folura e minoritetit si shenjë identiteti.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter