Gëzim Çela në kërkim ndërkombëtar, “Baroni i drogës”nuk është në Shqipëri

Pas tentativës së dështuar për të rënë në gjurmët e tij në tokën shqiptare, Gëzim Çela, i njohur ndryshe si “baroni i drogës” është shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar nga zyra e Interpolit në Francë.Ka qënë një shkresë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku kërkohej shpallja në kërkim e ish-punonjësit të Policisë së Shtetit, që më pas u bë trafikant kokaine.Tashmë në faqen zyrtare të Interpolit gjendet e publikuar fotoja e Çelës, një vendim ky qe mësohet se është marrë pak ditë më parë pasi vetë Policia e Shtetit ka dërguar në adresë të prokurorisë një shkresë, ku njoftonte se ky shtetas nuk gjendet në Shqipëri.Gëzim Çela humbi gjurmët pas një operacioni antidrogë të zhvilluar në pikën kufitare të Morinit në Kukës, ku Çela dyshohet e kishte një rol kyç në trafikun e drogës. Nga ky operacion u arrestuan 7 shqiptare mes të cilëve edhe kosovarë.Gjithashtu po gjatë këtij operacioni gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e Gezim Çelës në Fushë Kuqe të Mamurrasit, u gjetën 18 kiliogramë heroinë,150 kilogramë kanabis sativa. Gjithashtu në cilësinë e provave janë sekuestruar 9 armë, tre snajpera,granata dhe makina të blinduara.int 1interpolTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter