FOTOLAJM/Protesta të dhunshme në Missouri pas vrasjes së adoleshentit zezak
SHBA- Presidenti amerikan Barack Obama është mes atyre që po bën thirrje për qetësi pas vrasjes nga policia të një adoleshenti zezak të paarmatosur në rrethinat e qytetit St.Louis të shtetit të Missourit.Banorët e zemëruar në komunitetin e dominuar zezak në Ferguson kanë dalë nëpër rrugë që nga vdekja e djaloshit 18 vjeçar Michael Brown të shtunën që lamë pas. Protestat kanë qënë të dhunshme, ku disa protestuar kanë kryer akte vandale duke grabitur dyqane dhe janë konfrontuar me policinë.Presidenti Obama përmes një deklerate të martën i shprehu ngushëllimet familjes së 18 vjeçarit të vrarë. Ai u bëri thirrje banorëve që të ndikojnë tek njëri tjetri për të shëruar plagët dhe jo për ti lënduar ato./VOA/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter