Në pikëpyetje misioni i SHBA për shpëtimin e refugjatëve në Irak

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se pak gjasa të nisë një mision për të evakuuar irakianët e bllokuar nga luftëtarët islamikë në malin Sinjar.Një ekip i forcave special amerikane fluturoi drejt malit dhe gjeti më pak njerëz nga sa pritej dhe sipas Pentagonit ishin në gjendje të mirë, të paktën në gjendje më të mirë nga sa pritej.Zyrtarët amerikanë thanë se operacioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme dhe i gjithë personeli ishte kthyer në bazën e tyre në Irbil.Shtetet e Bashkuara kanë dërguan qindra këshilltarë ushtarakë për t'i ardhur në ndihmë njerëzve që janë larguar nga banesat e tyre pas kërcënimeve nga grupi militant i ISIS.Militantët kanë marrë nën kontroll sipërfaqe të shumta në veri të Irakut si edhe në Siri gjatë muajit të fundit. Me mijëra njerëz nga pakicat fetare janë detyruar të braktisin banesat e tyre.Mes njerzve që kanë mbetur të bllokuar në malin Sinjar, janë edhe dhjetëra anëtarë të sektit Yazidi. Një ditë më parë, OKB e shpalli krizën në Irak, në nivelin 3 të emergjencës, niveli më i lartë ky i një krize humanitare.Për disa netë me rradhë, SHBA-të, përmes ajrit kanë lëshuar mbi malin Sinjar, ndihma të shumta humanitare, kryesisht ushqim dhe ujë të pijshmë.Franca nga ana e saj, do të vazhdojë të ndihmojë me armatime kurdët në Irak ndërsa Britania e Madhe është angazhuar në terren me një mision shpëtimi për të zhvendosur qindra e mijëra civilë të pafajshëm, të ngecur në mes të luftimeve.Që nga fillimi i kësaj krize, 1.2 milionë irakienë kanë braktisur shtëpitë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter