Tregtarët rom ‘pushtojnë’ qytetin e gurtë, nuk i bën dot zap as Bashkia

Gjirokastër- Edhe pse është një prej tregjeve më të frekuentuara, tregtarët romë ende nuk po gjejnë një vend ku të ushtrojnë aktivitetin e tyre.Këta tregëtarë po hasen me fenomenin tashmë të njohur, atë të përzënies nga policia bashkiake, edhe pse paguajnë rregullisht detyrimin prej 100 lekësh.Nga ana tjetër kreu i policisë bashkiake, Abedin Kopeci, jashtë kameras shprehet se një pjesë e tyre ushtrojnë këtë aktivitet në mjediset publike, jashtë territorit të përcaktuar nga Bashkia.Duke u shtuar përditë e më shumë, tregtarët romë kanë zaptuar tashmë të gjithë rrugën hyrëse për në lagjen “Granicë” ,duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e makinave për shkak të fluksit të lartë të konsumatorëve që frekuentojnë këtë treg.Kriza ekonomike dhe mungesa e mjeteve financiare po detyron qytetarët gjirokastritë të gjejnë tregje të lira si në veshje, ashtu edhe në konsum.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter