VIDEOLAJM/ Borsh, toksina dhe djegie mbeturinash në pikun e sezonit turstik

Sarandë- Dhe pse jemi në pikun e sezonit turistik, Saranda, perla e vijës bregdetare tonë të jugut vazhdon të ofrojë një panoramë të shëmtuar për turistët sa i përket ndotjes.Në pikun e ditës, në komunën e Lukovës masive të mëdha plehrash digjen në rrugë.Këtë shqetësim e ka ringritur, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare. Më anë të një video të postuar në faqen e tij fb, shihet qartë tymnaja e madhe që kalon mbi rrugën nacionale Himarë-Sarandë, teksa mbeturinat digjen pa asnjë problem në pikun e vapës.“Situata e plehrave ne komunen lukove eshte e turpshme 3 muaj debat ne kryetarin e komunes per ta bindur qe plehrat nuk hidhen ne rruge. Gjobe 1 milion lek ketij kryetari. Mesi i Gushtit tani plehrat digjen ne rruge”shkruan ai.Prej muajsh në fshatin Borsh, komuna Lukovë në rrethin e Sarandës, në buzë të rrugës nacionale Himarë-Sarandë, vijon të hedhë dhe djegë plehrat dhe mbetjet e shtëpive dhe lokaleve të këtij fshati hapur dhe në mes të ditës.Ministria e Mjedisit, në janar të këtij viti do të vendoste dhe penalitet e para ndaj kryebashkiakëve dhe kryekomunarëve të vendit, duke i parë si përgjegjësit kryesorë për shkatërrimin e mjedisit në zonat e tyre.Në mesin e 50 të gjobiturve, ishte dhe kreu i Komunës Lukovë, Vladimir Kumi, me 500.000 mijë lekë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter