Vjedhja e BSH, Lami: Ligji aktual s'e shkarkon dot Fullanin
Tiranë - Politologu Roland Lami, analizën e tij lidhur me skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, e bën në dy aspekte, atë moral dhe ligjor. Lami shprehet se hapësirat ligjore në fazën që ndodhen momentalisht, nuk e mundësojnë shkarkimit e Guvernatorit Fullani, për sa kohë nuk ka prova dhe nuk është gjykuar nga institucionet e drejtësisë, por moralisht është e drejta e çdokujt të kërkojë dorëheqjen e tij."Unë kam tentuar t’i shoh me një lloj interesi në pozicionin e qytetarit dhe doja të thoja - për fat të mirë ose të keq, besoj se do të jetë pjesë e reformës së ardhshme, kam besim që do të merret në nisjen e periudhës së sezonit parlamentar, që lidhet me reformën në sistemin bankar – që hapësirat për të mundësuar shkarkimin e Guvernatorit, të cilin në këtë fazë që është hetimi, nuk e atakojnë dot ligjërisht, por të pakten moralisht na lind e drejta për të kërkuar dorëheqjen e tij. Por, nisur nga hapësira që njeh ligji, mënyra se si proçedon Banka e Shqipërisë, vetëm Këshilli Mbikqyrës e ka këtë tagër, për të kërkuar dorëheqjen e Guvernatorit. Ndërsa, nëse duhet t’a pretendojmë këtë gjë, hapësirat janë të kufizuara për sa kohë nuk ka prova dhe nuk është i gjykuar nga institucionet e drejtësisë",- tha Lami.Në një intervistë për RTV “Ora News”, Lami deklaroi se interesi i medias dhe publikut ka qënë legjitim, ndryshe nga reagimet e vakëta të politikës shqiptare.Intervista e mbrëmjesEnita Mema: Çështja e vjedhjes së thesarit në Bankën e Shqipërisë, vazhdon të jetë një nga çështjet më të debatuara dhe më të ndjekura nga publiku, gjatë ditëve të fundit, si e konsideroni ju këtë skandal?Roland Lami: Për shkak të përmasave që ka vjedhja dhe shuma, koha në të cilën është shtrirë kjo vjedhje, personat që janë përfshirë aty. Më aq sa bëhet e ditur nga Prokuroria mbi fazat e hetimit, kemi dhe instanca të larta, që në mënyrë indirekte apo direkte janë të përfshirë në këtë lloj skandali. Kështu që, është legjitime, qoftë interesi që i jep media, qoftë interesi që i jep publiku, nëpërmjet shprehjes së nismave që kanë marrë disa organizata joqeveritare, po tenton të japë mendimin e tij në lidhje me këtë ngjarje. Ngjarje e cila duhet të ketë një reagim të fortë, në kuptimin ligjor nga organet përkatëse që e kanë tagër për t’u marrë me këtë çështje. Për t’u zbardhur e gjithë skema, që të mund të merren masa, për të mos ndodhur një gjë e tillë, në kuptimin politik. Ka nevojë për një reformë që të krijojë mekanizmat e duhur dhe të japë mundësinë që instancat të jenë sa më shumë prezent, në të gjithë proçedurën që ndodh në Bankën e Shqipërisë, për të qënë sa më të sigurtë paratë e publikut shqiptarë, qoftë edhe në sensin se si po reagojnë individë me peshë brenda partive politike në raport me çështjen. Të gjitha këto përbëjnë interes. Unë kam tentuar t’i shoh me një lloj interesi në pozicionin e qytetarit dhe doja të thoja - për fat të mirë ose të keq, besoj se do të jetë pjesë e reformës së ardhshme, kam besim që do të merret në nisjen e periudhës së sezonit parlamentar, që lidhet me reformën në sistemin bankar – që hapësirat për të mundësuar shkarkimin e Guvernatorit, të cilin në këtë fazë që është hetimi, nuk e atakojnë dot ligjërisht, por të pakten moralisht na lind e drejta për të kërkuar dorëheqjen e tij. Por, nisur nga hapësira që njeh ligji, mënyra se si proçedon Banka e Shqipërisë, vetëm Këshilli Mbikqyrës e ka këtë tagër, për të kërkuar dorëheqjen e Guvernatorit. Ndërsa, nëse duhet t’a pretendojmë këtë gjë, hapësirat janë të kufizuara për sa kohë nuk ka prova dhe nuk është i gjykuar nga institucionet e drejtësisë. Në këtë kuptim çështja më shumë merr një karakter moral – të pakten në këtë fazë ku jemi – se sa një karakter ligjor. Paradoks është ky që kemi këtë lloj skandali, kemi këto përmasa të aktorëve të përfshirë në këtë skandal dhe kemi një hapësirë shumë të ngushtë ligjore. Ndoshta kjo është pikënisja që legjislativi të veprojë dhe të rregullojë gjithë këtë vakum, i cili nën emrin e pavarsisë së institucionit, nën emrin e mosndikimit nga politika, krijon një paradoxkstjetër. Ndodh një skandal dhe nuk vepron dot, vetëm e lë të gjykohet moralisht dhe jo ligjërisht, sepse s’ke mekanizma. Them që edhe kështu nuk shkon, e them që ka moment për reflektim.Enita Mema: Si i shikoni reagimet e vakëta nga ana e politikës, ndërkohë që populli ka një reagim komplet tjetër?Roland Lami: Është momenti për të testuar që faktorët politikë në disa momente, që për fat të keq janë shumë, nisen nga interesa të ngushta personale apo klan, duke anashkaluar interesin publik, aq më shumë kur ai shprehet. Gjykohet që është një gjë kalimtare, që nuk ju krijon kosto, për sa kohë që zgjedhjet janë në një periudhë pak të largët dhe deri në atë moment do të turbullohen ujërat, e çdo gjë do të harrohet. Por, për fat të mire, njerëzit kanë filluar që të reagojnë, ndoshta gjërat po shkojnë aty ku nuk mban, ose ndoshta është rritur sensibiliteti publik, ose ndoshta kemi arritur të krijojmë një lloj shtrese të mesme, e cila sa më shumë fillon dhe zgjerohet, aq më shumë përgjegjshme është mbi fatet e fuksionimit të këtij vendi. Aktorët politik me aq sa duket, me një lloj mendësie që nuk i takon fazës dhe statusit periudhës në të cilën jemi. Por, gjykoj se sa më shumë prezent të jetë opinion publik, në formë tubimesh, në formë peticionesh, në formë referendumesh, aq më shumë aktorët politik do të tentojnë të ikin nga axhenda e ngushtë e tyre dhe të kthehen tek interesi publik. Por, duhet kohë, që kjo gjë të ndodhë. Kështu që, do të thoja po, që aktorët politik në kundërshtim me interesin publik , po tentojnë më shumë të fshihen te artifica ligjore apo ta shpërndajnë përgjegjësinë, apo të stumulojnë prokurorinë për të bërë punën e tij. Por, po kërkohet nëpërmjet karakterit moral, ka ndodhur një skandal i cili është përmasave të konsiderueshme në raport me GDP dhe të ardhurat që kemi ne. Është një zë i vakët i pajustifikuar, në raport me sensibilitetin në rritje që ka opinioni publik për çështjen në fjalë.Enita Mema: Sa përgjegjës është pikërisht për ju Guvernatori Fullani?Roland Lami: Për mua ta analizoj përgjegjësinë në kuptimin moral, gjykoj që për sa kohë një drejtues i institucionit, merr përgjegjësinë për t’a drejtuar institucionin dhe në drejtimin e tij ndodhin disa anomali. Ka një përgjegjësi individuale që e identifikojnë organet përkatëse, që mund të jetë administrative apo penale. Por ka dhe një përgjegjësi morale, për sa kohë që brenda institucionit tend, për një kohë relativisht të gjatë, dëmi është i konsiderueshëm, aq më shumë që vetëdija e qytetarëve për dëmin, është e tillë që të adreson përgjegjësinë, që të mbash një qëndrim. Unë gjykoj, se me këtë trend që kanë firmëtarët për të dhënë opinionin e tyre publik, me këtë vëmendje të vazhdueshme të medias, me këtë avancim të prokurorisë, shtohet dhe më shumë përgjegjësia morale e Guvernatorit nëse zgjedh të qëndrojë në pozicionin aktual që ka. Ka ardhur një moment dhe një vetëdije që e bën shumë të vështirë, e gati të pamundur që ta mbash këtë pozicion, në sensin e presionit moral që të vjen. Në kuptimin ligjor hapësirat janë shumë të kufizuara, e vetmja instancë që mund të marrë një nismë është Këshilli Mbikqyrës. Deri tani anëtrarët e Këshillit Mbikqyrës kanë opinione dhe mendime të ndryshme. Ligjërisht mbrohet, moralisht unë gjykoj që është shumë e vështirë mbajtja e pozicionit, aq më shumë duke nuhatur frymën e cila sa vjen dhe rritet, nuk është duke u sfumuar.