Braçe heq çdo mëdyshje: Fullani e Këshilli Mbikqyrës duhen hequr, por me ligj të ndryshuar
Tirane- Kryetari i Komisionit të Ekonomisë deklaron se nuk do të heqë dorë nga kauza për shkarkimin e Fullanit dhe largimin e Këshillit Mbikqyrës të BSH si përgjegjës të skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari.Pas një bashkëbisedimi në facebook me miqtë e tij nga të cilët merr dhe mbështetjen, (pasi kishte mëdyshje) deputeti socialist Erjon Braçe deklaron se ky shkarkim duhet të bëhet, por bëhet vetëm duke ndryshuar ligjin, pasi aktuali nuk mjafton ose mjafton për ti mbrojtur."Çdo akt tjetër që tejkalon ligjin, do prodhonte një konflikt kombëtar e ndërkombëtar, shpëtues për zinxhirin drejtues e kontrollues të Bankës së Shqipërisë. Në anë tjeter, ligji aktual nuk mjafton ose mjafton për ti mbrojtur, jo për t’i larguar. duhet të ndryshojë ligji." thotë Braçe.Ja çfarë ndodhi sot në faqen zyrtare të deputetit Erjon BraçeA po bën gabim Erjon Braçe që po ngre kaq shumë zërin për skandalin e Bankës së Shqipërisë, ku janë vjedhur 713 milionë lekë?A ka mbështetje, (të miqve të tij në facebook, që mund të jenë ose jo pjesë e elektoratit) në këtë betejë, ku të paktë janë zërat nga maxhoranca që po reagojnë?Atëherë Kryetari i komisionit të Ekonomisë poston dilemën e tij në facebook dhe pret përgjigje:
57 ndjekës, mes tyre dhe gazetarë i kthejnë përgjigje:Erl Murati kryeredaktor i gazetës Shqiptare është i pari: “Ne 2005 me Xhuvelin dhe ne 2014 me Fullanin, mos u merr !: “ I shkruan Murati duke e rikthyer në kohë prapa (në zgjedhjet e 2005 kur Lufter Xhuveli, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste i zgjedhur në aleancë me PS-në, pas zgjedhjeve të 3 korrikut bën marrëveshje me qeverinë e re të PD-së që atëherë fitoi shumicën relative dhe kishte nevojë për disa numra për të formuar qeverinë. Lufter Xhuveli bëhet ministër i Bujqësisë në kabinetin Berisha.Braçe e ka sulmuar vazhdimisht Xhuvelin për përfshirjen e tij në qeverinë e të djathtëve, pas vitesh aderimi në atë të socialistit Fatos Nano. )Më pas vijnë dhjetra komente të tjera mbështesë që kërkojnë ta çojë deri në fund.“Gabim s’po ben,por coje deri ne fund mos e lër në gjysëm të rrugës!” i sugjeron Brunilda.Lediani komenton "jooo,absolutisht jo...madje duhet te zgjosh me shume kolege deputete qe te bashkohen me ty Erion,te pershendes!Ka dhe nga ata që një gjuhë therëse kritikojnë heshtjen e maxhorancës të cilën ai po e prish:“ po o Erjon shume gabim po ben... se per fajin tend spo mbyllet kjo histori... sepse po te mos flisje ti do ishte harruar e fullani me manen me sandrin me fevzon me ca deputete majtas e djathtas tani do ishin me pushime ne marbella se ne qipro eshte shume nxehte.... shume gabim e ke sepse po merzit edhe koleget e maxhorances ... sepse spo dijne ca ti thone fullanit... sepse po ngelin pa marre dhurata ditlindjesh e bonuse pushimesh... shume gabim sepse per fajin tend spo kane material "zedhenesit" ose "tellallet" e te dykraheve..” shkruan Algen.“Po ti shyqyr qe ben "gabime" te tilla. Vazhdo "gabo" prap. Ndjesia qe ke tani te vjen sepse populli do vepra eshte bere histerik do te shohe pranga do te shikoje ti kthehen te drejtat dhe pasurite e grabitura nga bastardet e shqupit. Ngaqe ti nuk e ben dot sepse je vetem nje deputet atehere duket qe llafet nuk mjaftojne me,” komenton më tej Gimi.Përgjigjja e Braçes: S'ka mëdyshje, Fullani e Këshilli duhet të ikin por duhet ndryshuar ligjiGati 3 orë më pas deputeti socialist kthen përgjigje mbështetësve të tij: Nuk ka asnjë mëdyshje. Guvernatori dhe Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë Inspektori I Përgjithshëm po aty duhet të largohen. Por vetëm me ligj, jo aktualin por një ligj që duhet ndryshuar.:Çdo akt tjetër që tejkaloj ligjin, do prodhonte një konflikt kombëtar e ndërkombëtar, shpëtues për zinxhirin drejtues e kontrollues të Bankës së Shqipërisë. Në anë tjeter, ligji aktual nuk mjafton ose mjafton për ti mbrojtur, jo për t’i larguar. duhet të ndryshojë ligji.pa diskutim dhe pa hezituar asnjë moment!! kjo është detyra ime! do i shkoj deri në fund, deri në fund edhe zbatimit te ligjit me pas!Më pas tregon dhe arsyen pse ishte në mëdyshje por tani nuk është më.Ja postimi ne facebook"Faleminderit per PERGJIGJET dhe mbi te gjitha per mbeshtetjen!!
Natyrisht nuk kam asnje medyshje;
GUVERNATORI, KESHILLI MBIKQYRES I BANKES SE SHQIPERISE, INSPEKTORI I PERGJITHSHEM PO ATY,
DUHET TE LARGOHEN!!
Por,
VETEM ME LIGJ!
Cdo akt tjeter qe tejkaloj ligjin, do prodhoi te nje konflikt KOMBETAR e nderkombetar, shpetues per zinxhirin drejtues e kontrollues te BANKES se SHQIPERISE.Ne ane tjeter, ligji aktual nuk mjafton ose mjafton per ti MBROJTUR, jo per ti larguar.DUHET TE NDRYSHOJE LIGJI.PA DISKUTIM DHE PA HEZITUAR ASNJE MOMENT!!Kjo eshte DETYRA ime! Do I shkoj deri ne fund, deri ne fund edhe zbatimit te ligjit me pas!Por ju I dini keto.Ju pyeta me heret ne nje moment dyshimi, njerez jemi.Une nuk bej dot me sikur, sic ata peticionistet qe nuk duan te Ike GUVERNATORI, thjesht duan te qellojne Qeverine me Fullanin.Pra nuk bej sikur jam kunder, sikur dua te largohen, sikur dua te rikthehet besimi tek institucioni me I rendesishem financiar ne vend!JO JAM I BINDUR PER KETE QE BEJ DHE NUK KTHEHEM PAS!Ndaj jam teresisht I keqardhur kur;Nje poet unik te cilin e vleresoj pa mase shkruan qe kam arra ne goje per Fullanin, kur nga GOJA ime cdo fjale eshte e thene troc!!;Nje medemek ANALIST qe e lexoj ne rutine shkruan qe Kuvendi nuk po ben asgje dhe ne shenjester ka komisionin e Ekonomise qe duhet ta pranoje per anetar Keshilli;Nje shkrues nga qefi ben sikur qesh duke me TREGUAR se nuk marr vesh nga ligji e KUSHTETUTA kur vec ata nuk interpreton dhe hesht kur Ngjela e qellon me ligj surratit nje dite me pas;Nje anetar Keshilli qe ben sikur lufton, ne FILLIM ndersen deputete kunder meje, me pas shkruesin e mesiperm pas nje kafeje ku idealizmi perflitet por seshte kerkund ne dy vite kur eshte heshtur turpshem;Nje koleg shume I mire I imi dhe profesionist I zote e le per gjysem fjaline per "atributet e shkarkimit" edhe pse mendon si une: duhet bere me ligj dhe ligji duhet te NDRYSHOJE;Nje bythlepires por DALEZOTS ne kete sport me ere, gafurret si spurdhjak shumevjecar dhe I PAKENAQUR nga e gjitha qe po bej e po bejme (ai as qe e di cfare do, pervec sportit te tij), me quan se komik, duke shfrytezuar pa mase permbajtjen qe medemek duhet te kete nje I ZGJEDHUR qe te mos e rrahe kur fyen e ofendon vetem me nje shkak: mbeti dalezotsi bythlepires!!Ndjese edhe nje here per kete moment!Neser dite e re dhe Banka paska lajmeruar se Keshilli do diskutoje per pergjegjesite.Serish pa bere detyren:SHKARKIMIN e GUVERNATORIT me pare dhe LARGIMIN individual te vete atyre ne fund."
(Ne foto: Nje pjese nga postimi i Braces, si pergjigje per miqte e tij ne fb)
(Ne foto: Disa nga pergjigjet per pyetjen e Braces)