Bashkim Rama: Marrëveshja e Ohrit është zbatuar pjesërisht

Nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit 13 vjet më parë, ish ambasadori i Shqipërisë për Kosovën, Bashkim Rama e quan të rëndësishme, pasi sipas tij  ka sjellë stabilitet në Maqedoni dhe në rajon.Por ai ka theksuar se Marrëveshja e MO është zbatuar pjesërisht, pasi sipas tij, shumë prej parimeve dhe shtyllave ku ajo mbështetet nuk janë përmbushur as sot.Ish ambasadori i quan pa vend deklaratat e institucioneve shtetërore të Maqedonisë që pretendojnë se deri më tani janë realizuar 80 % e kërkesave të Marrëveshjes së Ohrit, pasi kohët e fundit ne kemi qenë dëshmitarë të problemeve etnike në Maqedoni, probleme këto që kanë qenë dhe janë pengesa kryesore në rrugën e integrimit të Maqedonisë në Evropë.Duke u bazuar tek elementët kyç të saj, ndalimi i dhunës, ndarja proporcionale në bazë të nacionaliteteve të pushtetit politik, respektimi i të drejtave të etniteteve dhe përdorimi i pushtetit lokal, krahas decentralzimit të tij, për tërheqjen e qytetarëve që të japin kontributin e tyre në ndërtimin e Maqedonisë, Rama tha se  vihet re mos implementimi i plotë i saj."Sot pas 13 vjetësh shihet me një pamje deri diku të realizuar, por po të kthehesh të shtyllat kryesore ku mbështetet, ndalimi i dhunës, ndarja proporcionale në bazë të nacionaliteteve të pushtetit politik, respektimi i të drejtave të etniteteve dhe përdorimi i pushtetit lokal, krahas decentralzimit të tij, për tërheqjen e qytetarëve që të japin kontributin e tyre në ndërtimin e Maqedonisë, këtu ka akoma më shumë diskutime lidhur me realizimin e saj. Praktikisht vonimi apo realizimi i pjesshëm i kërkesave që u vunë para Marrëveshjes së Ohrit sigurisht herë pas herë sjell probleme në shoqërinë e Maqedonisë, pasi sjell frustrimin e shqiptarëve në raportet ndëretnike me maqedonasit", tha ai.Në një intervistë për Kosova Press, Rama foli për përpjekjet e duhura të cilat do të çojnë në realizimin e kërkesave të MO-së. Sipas tij nuk është arritur fryma e kësaj marrëveshjeje dhe shqiptarët tha ai "nuk janë bërë pjesë e shoqërisë demokratike civilive të Maqedonisë."Përpjekjet për të realizuar kërkesat e Marrëveshjes së Ohrit duhet të vazhdojnë dhe është momenti kur problemet të gjejnë zgjidhje në praktikë, pasi mos realizimi më i madh i Marrëveshjes së Ohrit është që nuk u arrit fryma e kësaj marrëveshje, s'është arritur ende, që shqiptarët të bëhen pjesë e shoqërisë demokratike, civile të Maqedonisë, dhe të japin kontributin e tyre në prosperitetin e këtij vendi, që e ka të vështirë, nuk është çështje zgjedhje që të prosperojë pa pjesëmarrjen e tyre. Ky është problemi i madh që duhet të fokusohet për vazhdimin e implementimit të mëtejshëm të Marrëveshjes së Ohrit", tha ai.13 vjetori i MO ka mbledhur sot diplomatë të ndryshëm në Shkup të Maqedonisë. Ajo është nënshkruar në 13 shkurt të vitit 2001, duke i dhënë fund konfliktit të armatosur në Maqedoni.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter