"Doktoratura false", Isufaj: Unë viktimë e mosfunksionimit të shtetit. Replikon Pollo
Tirane- Drejtoresha e Inspektimit të Ligjshmërisë pranë Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit, Ejona Isufaj padit për shpifje tre drejtues të Universitetit “Vitrina” dhe deputetët demokratë, Genc Pollo e Luçiano Boçi.Përmes një deklarate për shtyp Isufaj kërkoi të sqaronte të vërtetën e saj për doktoraturën, të cilën e akuzojnë se e ka falco.Isufaj thotë se ishte bërë viktimë e një institucioni që kryente veprimtarinë në kundërshtim me kuadrin ligjor dhe askush nuk e kishte mbrojtur, ndryshe nga sot.Pa përmendur fjalën ‘falco’ ose “të rreme”, siç e përdorin drejtuesit e Universitetit privat por dhe dy deputetët për doktoraturën e saj, Isufaj thotë se vetëm në vitin 2012 kur kishte tentuar të njëhësojë diplomën kishte kuptuar që Instituti Francez, pra institucioni ku ajo kishte studiuar nuk njihej nga shteti shqiptar.Menjëherë më pas reagoi dhe Genc Pollo, atëherë ministër i Arsimit i cili përmes një postimi në fb deklaron se në 2007 si ministri e kishin denoncuar IRERIEN publikisht dhe kjo ishte përcjellë gjerësisht nga media. Ndërsa kërkon të dijë nga Isufaj pse megjithëse e dinte se diploma ishte e pavlefshme e kishte paraqitur në CV e saj e në aplikimet për punësim.Ejona Isufaj E verteta ime (deklarata e plotë)Sot, paraqita në Gjykatën e Rrethit Gjygjësor Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Tiranë, kërkesën penale për akuzën e shpifjes ndaj shtetasve: Edmond Vlashaj, Aldorin Braho, Pirro Cipo, Genc Pollo dhe Luçiano Boçi.Prej disa ditësh kam parë në media dhe ambiente publike një sulm agresiv të pavërtetë dhe fyes ndaj personit tim. Nuk kam dashur të ndërhyj deri në këtë moment për të mos përzier arritjet e Reformës së Arsimit të Lartë me çështjet personale. Por sot iu drejtova organeve kompetente sepse e vërteta duhet të shkojë para drejtësisë dhe jo fjalëve të papërgjegjshmërisë.Unë jam Ejona Isufaj. Kam studjuar në Universitetin e Sienës, (ndër Universitetet më të mira të Italisë ) dhe jam shume krenare për arritjet e mia.Në vitin 2005, unë si shumë qytetarë të tjerë të Shqipërisë (ndër ta dhe personalitete të njohura) u regjistrova në një institut për studime pasuniversitare.Mbarova studimet në vitin 2008 dhe në vitin 2012 kur tentova të njëhësoj diplomën time mora vesh që ky institut nuk njihej nga shteti shqiptar.Unë sot i kuptoj më mirë se kushdo tjetër 6000 studentët e Institucioneve të Arsimit të Lartë që humbën licencën. Vetë ata, ashtu si unë dikur, investuan kohën dhe paratë e tyre në një institucion që kryente veprimtarinë në kundërshtim me kuadrin ligjor.Diferenca midis meje dhe këtyre studentëve është se atëherë shteti nuk ishte asgjëkund për të më lajmëruar as për ligjshmërinë e funksionimit, dhe as për ligjshmërinë e mbylljes së institucionit. Ndërsa sot, 6000 studentët kanë shtetin në krah si mbrojtësin e tyre dhe si garancinë që investimi nuk do të shkojë dëm, ndryshe nga imi.Gjatë gjithë karrierës sime kam punuar me përkushtim dhe ndershmëri në çdo pozicion që kam pasur.Dhe sot, jam e indinjuar qe përveç sharlatanëve dhe shtetasit të cilët paguhen edhe me taksat e mia i bashkohen korit të përbaltjes.Unë i përkas një grupi prej më shumë se 40 vetash, punonjës të dedikuar të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit që me përkushtim dhe kurajë morale për 6 muaj orar dhe pa orar, kryem një kontroll profesional në sistemin e arsimit të lartë.Jam sot, këtu për të çuar përpara drejtësisë shpifjet ndaj meje, me kurajën qytetare që përbaltja ndaj personit tim nuk e cënon procesin e domosdoshëm të reformimit të arsimit të lartë.Reagimi i Genc Pollos ne facebook