Bilisht, përleshje mes një grupi të rinjsh, plagoset rëndë 23-vjeçari

Përleshja mes një grupi të rinjsh gjatë mesditës së sotme, ka lënë të plagosur njërin prej tyre.Ngjarja ka ndodhur qytetin e Bilishtit, ku 23-vjeçari me iniciale A.H është goditur me mjete të forta nga katër të rinj të tjerë pas një konflikti të çastit mes tyre.Në gjendje të rëndë, 23-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal, ku dhe po merr ndihmën mjekësore.Në vendgjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë, të cilët bënë të mundur dhe arrestimin e dy prej autorëve të plagosjes, Geraldi Braholli 19 vjeç dhe Eljon Sala 20 vjeç, të dy banorë të Bilishtit.Ndërsa shpalli në kërkim shtetasit L.Gj dhe L.B banues po në Bilisht. Sakaq materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.