Berat, zjarrfikësit kërkojnë një mjet të specializuar për lagjet muzeale

Me gjithë masat e marra duke deklaruar gadishmëri totale për çdo rast rënie zjarri, Reparti i Zjarrfikëses përballet me mungesë të mjeteve për të ndërhyrë në lagjet muzeale në rast nevojë, për vet karakteristikën e tyre. "Rrugicat e ngushta të lagjeve muzeale, "Kala", "Mangalem" e "Goricë' çatitë e shumta mes banesave e bëjnë të rrezikshme për të përballuar situatën në rast rënie zjarri, thotë drejori I zjarrfikësve Luan Spathara."Pothuajse çdo ditë i kontrollojmë në mënyrë që kjo periudhë e nxehtë të mos ndodhin momente që mund të na kushtojnë shtrenjtë. Është e nevojshme të kishim një mjet të vogël profesional" thotë Spathara për mikrofonin e Ora News.Dy konsiderohen si zonat më të rrezikuara nga rënia e zjarrit në Berat, kodrat e gjelbëruara dhe zonat muzeale.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter