Rreziku nga helmimet, mjekët: Kujdes me ushqimet dhe pijet
Tiranë- Mjekët apelojnë qytetarët të bëjnë kujdes nga konsumimi i ushqimeve në verë.Kjo për shkak se pakujdesia që mund të tregojmë ndaj ushqimit apo pijeve çon drej helmit të ushqimit apo çrregullimeve gastro-intestinale.Në shërbimin e infektivit në QSUT brenda 24 orëve paraqiten mesatarisht 80 pacientë. Mjekja infektologe, Esmeralda Meta, tha se shenjat e para janë të vjella dhe temperaturë.“Situata është pak a shumë e ngjashme me vitet e tjera, fluksi është më i madh këto ditë sesa më përpara. Kjo si rrjedhojë edhe të rritjes së temperaturave. Simptomat kryesore me të cilën pacientët paraqiten në urgjencën tonë janë të vjella, diare, temperatura, mesatarisht 70-80 raste në ditë”, tha ajo.Në QSUT po përballohen fluksi i këtij sezoni, mjekët kanë një kalendar pune, duke mos krijuar mungesa të shërbimit.“Numri jo më i madh seç kemi patur vitet e tjera, por ne i kemi përballuar me sukses. Numri më i madh i rasteve është nga Tirana, por ne jemi qendër spitalore universitare, kështu që presim dhe raste nga rrethet”, tha ajo.Mjekja rekomandon kujdes në qëndrimin në diell dhe në atë çka konsumojmë.“Problematik janë moshat e treta, ata që janë me patologji kronike, të tipit diabeti, hipertensioni, apo patologji të tjera më të ndjeshme kundrejt temperaturave të larta dhe sidomos intolerancës nga ushqimet e ndjenjura. Duhen konsumuar ushqime të ruajtura në kushte optimale, rehidrimi nga goja, marrja e lëngjeve të freskta, shmangia e qëndrimit në temperatura të larta gjatë ditës”, tha ajo.Gjithashtu, bluzat e bardha bëjnë të ditur se nuk duhet përdorur antibiotikë, por të paraqiten menjëherë tek mjeku dhe respektojnë kurat e mjekëve.