Punëtorët e HEC-it të Qafë-Mollës pa zgjidhje, Nikolla: Të ndërhyjë qeveria

Mirditë- Asnjë zgjidhje nuk është dhënë për punëtorët e hidrocentralit të Qafë Mollës në Mirditë të cilët prej 10 ditësh qëndrojnë në protestë për kushtet e punës.Ndonëse kërkesat e tyre punëtorët ja kanë parashtruar firmës turke prej disa kohësh, kjo e fundit nuk ka reaguar. Përballë kësaj situate, kreu i Konfederatës së Sindikateve të Shqipërisë, Kol Nikolla, i ka bërë thirrje qeverisë që të reagojë pasi kjo është një situatë e paranueshme.Nikolla ka shtuar se këta minatorë po diskriminohen nga firma turke, ndërsa ditët e fundit sipas tij janë larguar përsonat përgjegjës që shkaktuan edhe tragjedinë ku humbën jetën 3 punëtorë.Nga ana tjetër edhe Kryetari i Sindikatave të Industrisë të Shqipërisë, Taf Koleci, është shprehur se do ti shkojmë deri në fund kësaj çështje dhe nuk do të lejojnë që firma ti trajtoje punëtorët si sllevër.HEC-i i Qafë Mollës që më nisjen për ndërtimin e tij është shoqëruar me konflite, ku banorët pretendojnë pronësinë,ndërsa firma turke thotë se kontrata është lidhur me shtetin shqiptar.Para pak ditësh, jehona e punës për këtë HEC mori një tjetër zhvillim negativ, pasi humbën jetën në një galeri tre punonjës.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter