Ambasadori Arvizu takon Fullanin: Vjedhja në BSH, ndikim dhe në aspektin ndërkombëtar

Tirane -Në mesin e skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në thesarin e shtetit dhe pak orë para nisjes së një mbledhjes të jashtëzakonshme të Këshillit Mbikqyrës, zyrat e Bankës së Shqipërisë i ka vizituar sot në mëngjes ambasadori amerikan, Alexander Arvizu.Pas takimit Arvizu tha se vjedhja nuk ndikon vetëm në politikën e brendshme por edhe atë ndërkombëtare për shkak të bashkëpunimit të BSH me institucionet financiare si FMN, BB apo BERZH. Prandaj nënvizoi se me rëndësi është stabiliteti i bankë, një hetim siç duhet dhe çështja të mos politizohet.Rreth orës 09:00 ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu është parë të hyjë në ambientet e Bankës së Shqipërisë, në godinën  e Ish "VEFA". Kamerat Ora News ishin të vetmet që fiksuan momentet kur Arvizu hyri në godinë i shoqëruar edhe nga guverantori Fullani. Takimi vazhdoi deri rreth orës 10:00 minuta kur Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu doli para gazetarëve dhe përcolli mesazhin se stabiliteti i bankës është shumë i rëndësishëm. Po ashtu me rëndësi është një hetim siç duhet dhe fakti që kjo çështje të mos politizohet.”Folën për situatën e fundit. Pikë së pari vjedhja e bankës është një çështje mjaft serioze. Është e rëndësishme që të rivendoset besimi në aktivitetin e bankës, dhe aftësive të saj brendshme. Duhet të nënvizoj se vjedhja e bankës u raportua vetë nga ky intitucion tek autoritetet. Duhet të kemi parasysh disa gjëra të rëndësishme; e para që është duke u kryer një hetim kriminal ose duhet të jetë pasi kjo është një çështje shumë serioze, së dyti është çështja e menaxhimit të kontrolleve të brendshme dhe ky incident shumë fatëkeq nënvizon rëndësinë që duhet të ketë gjithmonë një kontroll të menaxhimit të brendshëm mjaft efikas dhe kjo bankë bazohet në modelet perëndimore dhe ka inkorporuar praktikat më të mira të bankave të tjera qendore. Por mesa u duk ky sistem ka nevojë për tu përmirësuar. Dhe kjo është diçka që duhet të shikohet me përparësi në të ardhmen. Dhe pikë e tretë që unë dua të nënvizoj: Është shumë e rëndësishme që të mos tentohet që kjo çështje të konsiderohet si një çështje e izoluar që ndikon vetëm politikën e brendshme. Sigurisht që ka ndikime në politikën e brendshme, por Banka e Shqipërisë bashkëpunon me FMN, BB, BERZH dhe duke konsideruar faktin e rëndësishëm që Shqipëria paguan rregullisht kreditë e saj për të ulur borxhin në sektonin bankar tregtar. Stabiliteti i bankës është shumë i rëndësishëm edhe në arenën ndërkombëtare. Është i rëndësishëm për rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë. Ne e kuptojmë sigurisht që njerëzit janë të mërzitur për këtë çështje dhe duhet të jenë të mërzitur, sepse kjo është një ndjenjë e natyrshme, por e rëndësishme është që kjo çëhstje të hetohet nga prokuroria, është e rëndësisshme që banka, dhe kur flas për bankën e kam fjalën për personelin, por edhe Guvernatorin, Këshillin Mbikqyrës të kryejnë detyrën e tyre me profesionalizëm, të pavarur. Besoj se kur te rimblidhet parlamenti në shtator do të ketë seance dëgjimore dhe duhet të ketë seancë dëgjimore pasi populli ka të drejtë të mësojë të vërtetën. Populli duhet të dijë të vërtetën por edhe banka duhet të funksionojë me eficencë, profesionalisht në mënyrë të pavarur dhe brenda regullave në të mirë të vendit, dhe unë mendoj se është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë këtë pjesë."A duhet të japë dorëheqjen FullaniArvizu përgjigjet : "Këtë gjë nuk e vendos unë. Sipas meje kjo nuk mund të thuhet apo vendoset nga një individ i vetëm. E rëndësishme qështë që Banka duhet të vijojë të funskionojë profesionalisht, në mënyrë të pavarur dhe me eficensë pasi kjo është në të mirë të vendit. Ka procedura për rolin e guvernatorit. Ka një Këshill Mbikqyrës , është roli i Parlamentit. Pra nuk është në pozitat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të trajtojë këtë cështje. Mesazhi që duhet të përcojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës është se stabiliteti i vendit është shumë i rëndësishëm, njerëzit sigurisht që janë të shqetësuar por mua më duket se ka një proces në vijimësi për të adresuar akuzat kriminale pikë së pari por edhe brenda bankës për të forcuar procedurat kështu që njerërve do tu rikthehet besimi te banka.arvizu - fullani(Ne foto Arvizu duke hyre tek godina e Bankes, rreth orës 09:00)(Video: Fjala e plotë e Ambasadorit Arvizu)Sot vendoset për fatin e Fullanit Ndërkohë  Këshilli Mbikqyrës  eshte mbledhur rreth orës 13:20. Mësohet se të pranishëm janë të gjithë anëtarët e Keshillit, duke nisur nga kryesuesi i tij Ardian Fullani, zëvendës.kryetarja Elizabeta Gjoni, anëtarët Petraq Milo, Dhori Kule, Ardrian Civici, Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi.Mbledhja do të fokusohet në një analizë të përgjithshme të funksionimit të Bankës së Shqipërisë, me synim evidentimin e cdo shkelje apo përgjësie që përfundoi me skandalin e vjedhjes së rreth 713 milion lekëve në dikasterin më të lartë financiar në vend.Kjo mbledhje vjen dhe si presion i politikës, ndonëse në qendrimet e saj ka qenë e ndarë, ku një pjesë bën përgjegjës Këshillin Mbikëqyres duke përjashtuar Guvernatorin, një pjesë tjetër fajëson Guvernatorin ndërsa pjesa elitare e politikës hesht, duke e lënë këtë ngjarjen në rrjedhë të natyrshme. Mbledhja pritet të zhvillohet në debate të forta, kjo e reflektuar dhe në deklarata publike të disa prej anëtarë të Këshillit Mbikqyrës.(Në video: Momenti i takimit të ambasadorit Arvizu me Guvernatorin Fullani)Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter