Arrestohet Dritan Rexhepi, mjeshtri i arrative u kap në Ekuador
Interpol njofton se i konsideruari si një nga 10 personat më të kërkuar në Europe, i arratisur disa herë nga burgu, shqiptari Dritan Rexhepi, është arrestuar në qershor të këtij viti në Ekuador.34-vjecari i shpallur nëe kërkim ndërkombëtar, pjesë e kartelës së kuqe të interpolit, konsiderohet edhe si koka e një rrjeti të trafikut të kokainës, pasi në momentin e arrestimit është kapur me 278 kg kokainë.Ai është arratisur nga paraburgimi policor në Durrës, në vitin 2006, pasi ishte arrestuar për vrasjen me paramendim të një oficeri policie dhe për zotërim të armëve ushtarake, për të cilat më vonë u dënua me 25 vjet burg. Pas arrestimit të tij në Hollandë në vitin 2008, Rexhepi ishte përfshirë në arratisje nga burgu edhe në Itali e se fundmi ne Belgjikë, pasi ishte dënuar për veprat penale të trafikimit të drogës dhe vjedhjes me dhunë në Belgjikë.Në faqen e tij zyrtare, Interpol njofton, se pas koordinimit me policinë e Ekuadorit, ate italiane e belge, por edhe me policinë shqiptare, për të cilat shpreh edhe vlerësime për bashkëpunimin, ka mundur të identifikojë të shumëkërkuarin Dritan Rexhepi, i cili ishte arrestuar në fund të qershorit, bashkë me disa persona të tjerë gjatë një operacioni policor në Kuito të Ekuadorit, por duke përdorur identitet të rremë.“Arrestimi dhe identifikimi pozitiv i këtij të arratisuri të rrezikshëem është një sukses për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit të përfshira. Kjo tregon efektivitetin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe nënvizon vlerën e mjeteve globale policore të Interpolit dhe shërbimet“, eshte shprehur drejtori ekzekutiv i sherbimeve policore prane interpolit, Jean-Michel Louboutin.“Autoritetet në Shqipëri, Belgjikë, Ekuador dhe Itali janë për t’u përgëzuar për rolin e tyre në bashkëpunim per zbatimin e ligjit në mbarë botën për të sjellë para drejtësisë një individ të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra shumë të rënda,” shtoi me tej zyrtari i Interopolit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter