“UNESCO në duart e të rinjve”, aktivitet për promovimin e trashëgimisë kulturore
Gjirokastër- “UNESCO në duart e të rinjve” ka qenë takimi i organizuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Gjirokastër, një takim i organizatave rinore me praninë e përfaqësuesve të qeverisjes vendore dhe të rinjve.Sipas administratores se zyrës së edukimit, kulturës dhe trashëgimisë jomateriale në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Gjirokastër, Magdalena Margariti, takimi synon në promovimin e trashëgimisë kulturore, nëpërmjet të cilës rinia do të angazhohej në mënyrë aktive.Dorian Llongo, aktivist rinor, tha se aktiviteti ka si qëllim rijetëzimin e jetës kulturore të të rinjve në Gjirokastër dhe krijimin e mundësive të reja për aktivitete me kontribut pozitiv për komunitetin.Ai shprehet se rinia gjirokastrite ka humbur vullnetin për angazhime, pasi prej vitesh u ka munguar iniciativa e institucioneve për t’i përkrahur dhe jetësuar programet e idetë e tyre.Përkundër aktiviteteve sporadike të inicuara nga vetë të rinjtë, jeta kulturore e të rinjve në Gjirokastër vazhdon të mbetet e vakët.Së fundmi shihen përpjekje për një jetë aktive të organizuar në qendër të së cilës mbetet si kryefjalë trashëgimia kulturore dhe përcjellja tek brezi i ri.Aktiviteti më i fundit “Traku Fest” rigjallëroi jo vetëm jetën kulturore e artistike të të rinjvë gjirokastritë, por edhe të rinjve të shumtë ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter