Vlorë, Sheshi i Flamurit vijon të jetë jofunksional, nuk kanë mbaruar punimet
Vlorë - Ka nisur prej vjeshtës së vitit të kaluar maratona e rikonstruksionit të Sheshit të Flamurit dhe nuk po di ta gjejë fundin. Ishte premtuar që data 10 e gushtit do të shenonte hapjen e sheshit për qarkullimin e automjeteve por ende sheshi ka mbetur i bllokuar.Në korsinë e planifikuar për automjetet punimet kanë përfunduar, ndërsa stiva pllakash të thyera e mbetje nga punimet nuk janë pastruar duke mbajtur peng aksin, i cili për 4 muaj me radhë ka çoroditur trafikun.Qarkullimi i devijuar në akse dytësore të qytetit çdo ditë rëndohet edhe më tepër si pasojë e rritjes së ndjeshme të fluksit ëe automjeteve për sezon. Për qytetarët situata në Sheshin e Flamurit është neglizhencë që i faturohet vendorëve.Nga ana e pushtetit lokal s’ka ende asnjë datë të re zyrtare për vënien në efiçencë të Sheshit të Flamurit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter