Kojdheli: Jemi në demokraci, shteti nuk mund t'ju gjej punë të gjithëve
Kreu i Shërbimit të Punësimit, Genci Kojdheli tha se shteti nuk mund t’ju gjej punë të gjithëve, por sipas tij ajo bën përpjekje për të liberalizuar tregun. Ai i cilësoi qesharake akuzat e opozitës lidhur me funksionimin duhur të zyrave të punës dhe kundërpërgjgijet duke i cilësuar "buro administrative" zyrat e dikurshme.“Ajo që kemi dashur të bëjmë me zyrat e punës është ta kthejmë në institucion funksional. Më përpara nuk funksionin, ishin kthyer në buro administrative që vetëm lëshonin certifikata papunësi. Ka një pritshmëri qesharake nga opozita sa i përket detyrës që ka shteti për të futur gjithë njerëzit në punë. Në komunizëm shteti me detyrim-përcaktim gjente punë për të gjithë individet, nuk kishte aktivitet privat, por tani jemi në demokraci dhe ekziston tregu i lirë, nuk mund t’ju gjëjë të gjithëve punë shteti. Qeveria do të bëjë përpjekjet e saj për të liberalizuar tregun, për t’i dhënë frymë ekonomisë, për të nxitur investimet e huaja, që punënsimi të rritet në nivel kombëtar. Shërbimi i Punësimit është një prej aktorëve për tregun e punës", tha ai.Kojdheli: Disbalancë mes pretendimit të qytetarit dhe aftësisë zyrës punësNë një intervistë për RTV Ora News, Kojdheli shpjegon disbalancën mes pretendimeve që kanë qytetetarët për punë dhe aftësisë që ka Shërbimi i Punësimit për të ofruar punë sipas kualifikimit.“Numri i vendeve të lira që kemi sot nuk përputhet me kërkesat që ka qytetari. Jemi në realitet të veshtirë, sidomos tek të rinjtw, kryesisht me shkenca sociale. Ata kanë një pritshmëri që nuk lidhet me tregun e punës. Shumica e vendeve të punës janë nga fasonëria, kjo disbalancë që vini re mes vendeve të lira dhe ndërmjetësimeve vjes se një pjese e qytetarëve të papunë nuk gjejnë punë sipas kualifikimit dhe dëshirës së tyre. Ne kemi vende të lira pune në fasonëri, “call center”, por disa prej tyre mbetën bosh se nuk pëlqehen. Kemi një disbalancë mes pretendimeve për punë që kanë individët për tu punuar kryesisht në shtet dhe aftësisë që ka Shërbimi i Punësimit për të ofruar punë të profilit social dhe psikologjik. Nëse njerëzit zgjedhin të mos punojnë, sepse nuk pëlqejnë një vend pune atëherë nuk do përfitojnë nga ndihma ekonomike sepse nuk bën sens që me kaq financa sa ka shteti ynë ne të shpenzojmë para për të mbajtur njerez që rrinë në shtëpi dhe nuk duan të punojnë”, tha ai.Shërbimi i punësimit heq përgjegjësin totale, Kojdheli: Jemi vetëm ndërmjetësues me biznesin privatPor ai përjashtoi ekskluzivitetin e dikasterit që drejton në gjetjen e çdo vendi pune duke theksuar se zyrat e punës shërbejnë vetëm si ndërmjetësues. Ndër të tjera Kojdheli tha se Shërbimi i Punësimit ndërmjetëson vendet e lira që ka biznesi privat dhe kërkesat e qytetarëve për të punuar në këtë biznes."Jemi ekskluzivisht ndërmjetësus përmes biznesit privat dhe qytetarave që duan të punojnë në biznes privat. Kjo për të thënë që jemi pjesë e tregut të punës por nuk jemi ekskluziv në gjetjen e çdo vendi pune. Iniciatiava jonë e parë ishte të sillnim këto zyra më në vëmendjen e publikut, jo në rrugica e skuta pallatesh e rrugësh dytësore , të rinovonim qoftë edhe fasadën por dhe anën e brendshme. Ne kemi ndërmarrë një rikonfigurim se si shërbehet te qytetarët, kemi në model të ri pritës, mënyra se si u shërbehet, si këshillohen, u sugjerohet kualifikim nëse kanë nëvojë dhe më pas bëhet lidhja mes vëndit punës së lirë dhe kualifikimit që qytetari ka me atë vend pune", tha ai.Kojdheli: Administrata publike proçedojnë veçmas, ne vetëm bëjmë shpalljenLidhur me punësimin në administratën publike ai tha se Shërbimi i Punësimit shërben vetëm si shpallës i vendeve të lira, duke hequr nga përgjegjësia punësimin në këtë sektor."Kemi detyrim ligjor që të shërbejmë si shpallës i vendeve të lira që ka administrata publike për pozicione që nuk i përkasin departamentit të administratës publike, ato anonçohen tek ne por proçedohen sipas nevojave të cdo institucioni përkatës. Nese departamenti i administratës publike na lajmëron për një vend bosh ne e shpallim por nuk e ndërmjetësojmë atë vend", tha ai.Në një intervistë me gazetarin Edvin Peçi, Kojdheli sjell me detaje shifrat e deritanishme të të punësuarve nga zyrat e punës. “Ato janë në rritje, krahasuar me vitin që lamë pas”, tha ai.Kojdheli: 2014, 17 mijë vende të lira pune dhe 9300 të punësuar, qeveria fond nxitje 2.7 mlionë dollarëViti 2014, tha Kojdheli 10 mijë vende të lira pune me tepër se viti i kaluar dhe janë ndërmjetësuar 9300 vende pune. Kojdheli foli edhe për “fondin e nxitjes”, të mundësuar nga qeveria, fond prej 2.7 milion dollarësh për bizneset që ofrjnë punë. Referuar shifrave të regjistrimit, Kojdheli tha se janë punësuar 3100 njerëz nga program i nxitjes dhe 43 mijë persona në total."Shifrat duhet të jenë krahasimore që te kenë sens. Janar 2013-janar 2014. Për periudhën janar 2013 janë anoncuar 7761 vende të lira punë, për të njejtën periudhë, një vitë më vonë ne kemi shpallur 17 mijë vende të lira për këto 7 muaj. Pra 10 mijë vende të lira pune më tepër. Këto nuk i kemi krijuar ne, janë vende që ndodhen në tregun e punës. Kemi mesatarisht 3000 vende punë të lira për çdo muaj. Për periudhën janar-korrik 2013, zyrat e punës kanë ndërmjetësuar 6100 vende pune, për të njejtën periudhë, kanë ndërmjetësuar 9300 vende pune. Vijme te kompeneti tjetër që është “nxitja e punësimit”. Në 2013 Shërbimi Kombëtar i Punësimit disponoi fondin e nxitjes punësimit për bizneset që do merrnin njerëz në punë. Ai nxitet duke i dhënë një subvencion financiar, fondi në 2013 ishte 900 mijë dollarë, fondi më i ulët ndonjëhërë. Qeveria na besoi një fond prej 2.7 milion dollarë ,trefish më shumë se vitin e kaluar. Të gjitha bizneset që donin të aplikonin për fondin e nxitjes së punësimit mund të aplikonin në zyrat e punës dhe online. Dhënia e parave u bë pasi u vlerësua me plan të hapur me pikë cdo plan biznes, cdo ide që propozonte x kompani. U vlerësua pozicioni gjekografik i biznesit dhe duke qënë që procesi ishte kaq i hapur ne patën 2.7 milion dollarë, ndërsa aplikimet nga biznesi ishin në shifrën 5.3 milion dollarë. Nuk i kënaqëm të gjitha pritshmëritë e bizneseve. Biznesi e kuptoi këtë pastërti të procedurës. Vitin e kaluar aplikuan vetëm 63 biznese për fondin e nxitjes ndërsa sivjet 345. Në skemën e sigurimeve të shoqërore janë shtuar 43 mijë njerëz të rinj, të punësuar, të formalizuar.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter