Obama thirrje për qetësi në Misuri, ku policia vrau një të ri me ngjyrë

Misuri- Presidenti Barack Obama bëri thirrje për qetësi në qytetin Ferguson në Misuri, pas trazirave që pasuan vrasjen e një adoleshenti me ngjyrë nga ana e policisë.Mijëra persona dolën në rrugët e qytetit, duke thyer xhamat e dyqaneve, djegur koshat e mbeturinave e duke hedhur sende të forta në drejtim të policisë.Presidenti amerikan e cilësoi vrasjen e 18-vjeçarit Michael Brown si prekëse, por kërkoi nga banorët e Ferguson që të vetëpërmbahen dhe zemërimin ta kthejnë në forcë.Thirrje për qetësi bënë edhe aktivistë dhe shoqata të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ndërkohë që kërkuan nga policia që të bëjë publik emrin e agjentit që qëlloi ndaj të riut me ngjyrë.Autoritetet në Misuri thanë se autori i vrasjes është vendosur nën hetim administrativ, ndërsa refuzuan të publikojnë emrin e tij për shkak të kërcënimeve të shprehura nëpërmjet rrjeteve sociale për vetë vrasësin dhe familjen e tij. Nderkohe dje familja e te riut ka bërë thirrje për drejtësi për djalin e tyre. Babai i Michael Broën u tha gazetarëve se i biri ishte një djalë i mirë dhe nuk e meritonte vdekjen.Ndërkohë FBI dhe divizioni për të drejtat e njeriut në Departamentin e Drejtësisë kanë hapur një hetim lidhur me ngjarjen e paprecedente. Edhe të hënën e 11 gushtit, policia përdori gaz lotësjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit në periferi të qytetit Ferguson. Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder deklaroi se çështja meriton një hetim te detajuar dhe gjithpërfshirës. Departamenti i Drejtësisë ka dërguar gjithashtu një grup hetimi në zonë. Të paktën 32 persona u arrestuan pas trazirave që shpërthyen si pasojë e vdekjes së 18-vjeçarit Brown.Kryetari James Knewles deklaroi se ai e kupton zemërimin e qytetarëve dhe gjithashtu frustrimin e tyre, por shopi se nuk do të lejojë sërish trazira. Ai i bëri thirrje të gjithë komunitetit për vetëpërmbajtje dhe qetësi.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter