Shkodër, policët e rremë grabisin argjendarinë në mes të ditës
Shkodër-Dy persona të armatosur me uniformë policie dhe me maska kanë grabitur argjendarin “Çaku” në lagjen Rus të Shkodrës.Nga hetimet e policisë rezulton se shuma e vjedhur në argjendari është 5 milion lekë të vjetra.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 minuta dhe mesohet se dy grabitësit kanë arritur të marrin dy pllaka me arë dhe të largohen.“Policët e rrëmë” kanë qenë me një motoçikletë sportive, me uniformë policie e të maskuar.Në momentin pasi kanë grabitur argjendarinë, të ndodhur nën presionin e tregtarëve ambulantë të pranishëm përreth por edhe të pronarëve të argjendarisë, ata kanë shtënë me armë zjarri në ajër dhe në tentativë e sipër për tu larguar kanë hasur në vështirësi për ndezjen e motoçikletës.Argjendaria ndodhet fare pranë kryqëzimit të lagjes “Rus”, një nga më të populluarat në Shkodër, e ku qëndron zakonisht patrulla e forcave të rendit dhe e policisë rrugore.Nga dëshmitarët okularë efektiv të policisë kanë qenë fare pranë grabitësve në momentin kur atyre nuk u është ndezur motori por nuk kanë reaguar në kohë.Më pas një polic i rrugorës me motoçikletë dhe një inspektor krimesh janë vënë në ndjekje të grabitësve vetëm pas alarmit të dhënë nga tregtarët ambulant.Argjendari Çaku ka qenë pre e sulmit të grabitësve edhe në 13 nëntorin e vitit 2012 ku pronarët e kësaj argjendarie Mit’hat Çaku dhe Ruzhdi Çaku janë përplasur me grabitësit, e ku për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë në pëllëmbën e dorës pronari Mit’hat Çaku.Policia vazhdon hetimet për identifikimin e autorëve.
(Në foto: Pamje nga vendi ku u grabit argjendaria në "Rus" të Shkodrës)Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter