Kinë, tre këlyshë panda mbërrijnë në kopshtin zoologjik

Safari Park në qytetin e Guangzhou të Kinës është pasuruar me mysafirë të rinj. Bëhet fjalë për tre këlyshë të një pande gjigande, të lindur më 29 korrik, në mënyrë artificiale. Këlyshët, të cilët janë ende nën vëzhgim, janë pjellja e katërt me anën e zbatimit të teknikës artificiale, e cila është përdorur në Kinë për të siguruar specie të cilat janë në rrezik për tu zhdukur.