Elbasan, 420 biznese kërkojnë të mbyllen, Bashkia: Fillimisht paguani detyrimet

Në qytetin e Elbasanit 420 biznese të vogla kanë kërkuar mbylljen e aktivitetit të tyre, brenda 6 mujorit të parë të këtij viti.Tregtarët të përballur me rënien e fuqisë blerëse, kanë shkuar drejt falimentimit, duke kërkuar pranë QKR-së çregjistrimin e aktivitetit. Sipas nënkryetarit të bashkisë, Serafin Papa, ky problem ka qenë, por kete vit ka një rritje, të kërkesave për çrregjistrimin e biznesve gjë që ka ndikuar në uljen e të ardhurave në bashkinë  e Elbasanit, duke mos realizuar detyrimet që rrjedhin nga mbledhja e taksave të biznesit te vogël.Nga janari deri në fillim të muajit gusht janë plot 420 biznese të vogla që kanë kërkuar  mbylljen e biznesit ne QKR."Një pjesë i mbyllin duyke ndërruar emrat por kjo është e jashtëligjshme. Çdo detyrim të prapambetur ata janë të detyrar ta paguajnë. Këtë vit kemi arritur të mbledhim 10 milionë lekë nga detyrimet e prapambetura" thotë Papa për Ora News.Numri dy i bashkisë së Elbasanit Papa u ka lëshuar një apel biznesve që të likujdojnë detyrimet që kanë, pasi vetëm kështu mund të bëjnë çrregjistrimin, në rast të kundër theksoi ai do t'u shtohet kamatvonesa, dhe mund të shkojnë edhe në ndjekje penale për mosshlyerje të detyrimeve.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter