Portugali, "selfie" i shkakton vdekjen çiftit

Një çift, i cili po vizitonte Portugalinë, gjeti vdekjen e tyre këtë fundjavë teksa po përpiqeshin të bënin një selfie me fëmijët e tyre në buzë të një shkëmbi anës detit.Familja polake ishte duke shijuar pushimet ditën e shtune në shkëmbijtë Cabo da Roca në bregdetin perëndimor të Portugalisë, një destinacion popullor për turistët, raporton the Independent.Familja vendosi të kapte momentin e çmuar me një selfie, por prindërit rëshqitën disi dhe ranë nga ana e shkëmbit. Kushtet e këqija atmosferike detyroi ekipet e shpëtimit të heqin dorë nga kërkimet e tyre, por trupat e çiftit u gjetën një ditë më pas.Autoritetet portugeze janë duke hetuar incidentin, por besojnë se vdekja kishte ardhur si pasojë e “selfiet vrasës”.Fëmijët janë nën kujdesjen e disa diplomatëve polakë dhe janë dërguar tek psikologët për trajtim që më pas të merren si dëshmitarë për vdekjen e prindërve të tyre./o.b/oranews.tv/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter