Dita e Rinisë, Berisha pesimist uron mbarësi - Veliaj fton për jetë nate në Vlorë

Tiranë – Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ish-Kryeministri Berisha ka uruar të rinjtë shqiptarë për mbarësi dhe suksese me nota pesimizmi, pasi gjendja e tyre në Shqipëri po përkeqësohet me shpejtësi.Nga ana tjetër, një urim ka dërguar edhe Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, i cili jo vetëm që uron me nota optimiste, por ka disa ditë që përgatitet që mbrëmjen e sotme , të rinjtë shqiptarë të vijnë ta festojnë në Vlorë dhe ta bëjnë natën “Një natë me diell” nën tingujt e muzikës britanike dhe shumë aktiviteteve të tjera.Berisha, nga ana e tij, ka shkruar sot në Fb se “brenda një viti, papunësia e tyre nga 19% u rrit në 32%. Përveç kësaj, në një akt armiqësor ndaj të rinjve, Qeveria “Rama – Meta”, duke ulur kuotat, mbylli me vendimin e fundit të saj, dyert e universiteteve publike për 12 mijë të reja dhe të rinj që morën këtë vit maturën si dhe hodhi në rrugë të madhe 8 mijë të tjerë, duke iu mbyllur për qëllime korruptive, shkollat e larta dhe universitetet ku ata studionin.”Gjithsesi, pritet të shihet sesa të rinj do t'i përgjigjen thirrjes optimiste të Veliajt për mbrëmjen e sotme në Vlorë.ar.sh/Oranews.tv