MAS nuk dërgon udhëzimin, studentët e UNT-së peticion kundër mbylljes

Tiranë- Edhe pse u publikua një ditë më parë, Universitetet jo publike që mbetën pa liçencë thonë se nuk ka mbërritur ende Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.Presidenti i Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, Vladimir Mulaj, tha se asnjë dokument zyrtar nuk ka mbërritur në këtë institucion.Ndërkohë studentët e këtij Universiteti jo vetëm që nuk kanë nisur të tërheqin dosjen e transferimit, por kanë nisur të mbledhin firmat për një peticion, që do ti dorëzohet kryeminstrit Rama dhe Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.Përmes peticionit ata kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave , për heqjen e liçencës ndaj Universitetit ku ata studiojnë.Drejtuesit e universiteteve private kanë paralajmëruar se do të ndjekin të gjitha hapat e duhura ligjore, për të pezulluar vendimin e qeverisë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter