Kakavijë, qendër shëndetësore në kufi. Beqaj: Në tetor specializimet
Kakavijë- Ministri Beqaj ka përuruar ditën e sotme qendrën e re shëndetësore në pikën kufitare të Kakavijës.Beqaj ka pohuar se edhe pse kjo qendër shëndetësore ka karakter sezonal, ajo do të qëndrojë e hapur përgjatë të gjithë vitit.Qëllimi i saj është ardhja në ndihmë në rast nevoje për të gjithë pacientët, kryesisht emigrantë të cilët kthehen në atdhe.Prania e bluzave të bardha bëhet më e nevojshme sidomos gjatë këtyre ditëve të nxehta, kur fluksi i emigrantëve është rritur ndjeshëm, shoqëruar me rradhët e gjata në pritje për kalimin e kufirit.Këto pika provizore janë çelur edhe në portin e Durrësit dhe doganën e Kapshticës.Lidhur me mungesën e mjekëve specialistë në rrethe, Beqaj ka pohuar se në muajin tetor do të rinisin specializimet, ku prioritet do t'i kushtohet sidomos mjekëve kardiologë, pediatër dhe reanimatorë për vetë specifikën e tyre.