Gramsh, arrestohet 3 elektriçistë dhe 2 faturiste, nxirrnin fitime nga qytetarët

Gramsh –Pesë punonjës të ish-CEZ-it janë arrestuar nga policia pasi kanë nxjerrë përfitime personale nga detyra në këtë shoqëri.Bëhet fjalë për tre specialist dhe dy faturiste, të denoncuar që në vitin 2012 për abuzime nga ana e kompanisë.Tre elektriçistët e arrestuar për thyerje të disiplinës në punë janë Shaban Kula, Valter Shahini dhe Shkëlqim Çekrezi, ndërsa dy faturistet, Dafina Kumria dhe Fatmira Taragjini. Dy faturistet janë aktualisht punonjëse, por kompania ka vndosur pezullimin e tyre nga detyra deri në përfundim të procesit gjyqësor për to.Operatori i Shpërndarjes së Energjise Elektrike OSHEE, ish- CEZ Shpërndarje, nëpërmjet një deklarate, ka shprehur mbështetje të plotë për organet ligjore në ndëshkimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë të të gjithë personave që abuzojnë me detyrën për interesa të përfitimit personal.Në perfundim, kompania garanton se nuk do të tolerojë asnjë rast shkeljeje në detyrë.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter