FOTO Ministria: 'Universitetet' në kutitë e këpucëve të Pollos - Rama: Shihini vetë

Tiranë - Ministria e Arsimit ka publikuar sot disa foto, të sistemimit dhe plotësimit të dosjeve të universiteteve shtetërore dhe private në Shqipëri, të cilat i ka vënë në kontast me arkivën e trashëguar nga ish-Ministri Genc Pollo.“Ja si i gjetëm dosjet e arsimit në MAS, - thuhet në njoftimin e kësaj ministrie. - Ndërkohë në më pak se 300 ditë bëmë një kontroll të plotë e profesional të të gjitha IAL-ve, publike e private, duke kataloguar me kujdes çdo dokument, çdo gjetje, çdo fakt.I trajtuam me vëmendjen që meriton sistemi i arsimit të lartë dhe e ardhmja e më shumë se 170 mijë të rinjve, - thekson MAS, - ndërsa ata nuk i dinin as emrin dhe i trajtonin si kuti këpucësh për t’i kalbur bodrumeve"Rama: Delenxhinjtë e pushtetit, në 8 vjet, abuzimin më të madh në historinë e ArsimitKryeministri Rama , duke vëejtur arkivën e restauruar të Ministrisë së Arsimit, ku mbaheshin dosjet e universiteteve, e ka konsideruar, periudhën 8-vjeçare të PD-së në pushtet si abuzimin me të madh me arsimin në historinë e shtetit shqiptar.“Shihini vetë se çfarë quanin dosje universitetesh, delenxhinjtë e pushtetit,- shkruan Rama në Fb, - që rrënoi bashkë me krejt Shqipërinë, edhe sistemin tonë arsimor dhe që sot dalin përditë në foltoren e SHQUP-it kundër shkuljes së piramidave në arsim!300 ditë, - thekson ai, - na u deshën të bëjmë kontrollin e munguar në 20 vjet dhe të sistemojmë gjithë dokumentacionin e shpartalluar nën pushtetin e viteve 2005-2013 që përkojnë me abuzimin më të madh me arsimin, në historinë e shtetit shqiptar.”ar.sh/Oranews.tv (Fotot: Ja si ruheshin më parë dosjet e universiteteve në Ministrinë e Arsimit)DSC_0584 DSC_0588 DSC_0591 (Në foto: Ja se si është transformuar ajo tani)kutiatTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter