Vjedhja e BSH/ "Politika e përçarë për BE-në, u bashkua për skandalin"
Tirane- Peticioni për largimin e guvernatorit Fullani, për një prej iniciatorëve të saj, gazetarin Basir Çollaku bëhet për të mbrojtur paratë e shqiptarëve, të cilat siç tha ai nuk janë para sheikësh.Për gazetarin Edvin Peçi, analisti ngre një dyshim për bashkimin e partive politike lidhur me vjedhjen e BSH dhe shkarkimin e Fullanit apo përgjegjësve të tjerë.“As antarësimi në NATO as marrja e statusit, që sollën delegacione pa fund nga BE, dhe SHB, për të zhvilluar orë të gjata darkash te “Krokodili”, “leopardi” dhe gjithë llojet e peshqëve dhe gjitarëve, për të bindur politikantët të bëhen bashkë me interesat e shqiptarëve. Këtë herë politika e gjitha bashkë. Kjo të bën të dyshosh", tha ai.Ndërsa besimin e klasës politike tek Gjykatat dhe Prokuroria, ai e cilësoi si shfajësim, pasi sipas tij ajo është e inkriminuar. Ndër të tjera Çollaku tha se heshtja e klasës politike tregon se është e vetakuzuar dhe e cilësoi atë si të bashkuar për skandalin.“Ato para që gjenden në Banka nuk janë para sheikësh, nuk janë të rëna nga qielli,por janë depozita të qytetarëve. Shfajësimet, se po heton dhe po punon prokuroria, tregojnë për të parën herë që politika pret nga ajo. Po ka 6 muaj që thonë që kjo drejtësi duhet përmbysur. Kush i bëri kaq të mirë nga e shtuna në të hënë,” tha ai.Në një intervistë për RTV Ora News, Çollaku u shpreh se qytetarët po firmosin masivisht për shkarkimin e Guvernatorit dhe detajim të çështjes. Sakaq, ai foli me rezerva për punën e prokurorisë që sipas tij po ecën ngadalë.“Peticioni po ecën me ritme tej parashikimeve. Kjo ngadalësi nga Prokuroria lë shteg për të dëshiruar në seriozitetin e zbatimit të ligjit,” tha ai.Ai ironizoi vjedhjen e BSH, duke thënë se “skenaristët e hollivudit do jenë bërë gati për filma”.Çollaku: Janë grabitur dy besueshmëritë e qytetarëve, nga politika dhe BankaSipas Çollakut vjedhja e BSH dhe heshtja e klasës politike tregon që janë grabitur dy besueshmëritë e qytetarëve, përfaqësimi i tyre nga politika dhe depozitimi i parave të tyre në Banka."Peticioni po ecën me ritme tej parashikimeve, ajo që qytetarët kanë demostruar në përgjegjësinë e tyre është një model i ri, një ndjenjë përgjegjësie që nuk e gjen as në administratë dhe as në politikë. Interesi i tyre është të jenë vendimarrës kur institucionet janë indiferente dhe nuk janë prezente në bërjen e detyrës. Ky shqetësim duhet të ishte i cdo lloj subjekti politik që e ka marrë pushtetin nga ky vullnet i qytetarëve dhe tani ata nuk e gjejnë veten të përfaqësuar as tek ai vullnet që e kanë depozituar me votë te politikanët dhe as te paratë që i kanë depozituar në bankë. Kështu janë grabitur të dy besueshmëritë e qytetarëve", tha ai.Çollaku: “Njeriu protestë”, kalon kufinjtë e politikës, skenaristët e Hollivudit mund të bëjnë filmaNë këtë nismë, Çollaku e sheh politikën dhe qytetarin të ndarë. Ai hodhi poshtë zërat se kjo nismë është politike dhe ironizoi duke thënë se “skenaristët e Hollivudit do jenë gati për skenare filmash”."Nëse je pranë tryezave duket sikur nuk është gusht dhe sikur nuk janë me pushime, janë një numër i madh qytetarësh që kanë braktisur punën dhe kanë ardhur nga rrethet vetëm për të hedhur një firmë në një tavolinë. Kjo vetdije është tregues që ky qytetar nuk është qytetar politik por është reagues. Është një çështje që i kalon kufijë e poltikës. Është “njeriu protestë”, siç do e emëroja. Vet ndarja që është bërë, politika në një anë dhe qytetarëtt në anën tjetër, qytetarët janë të zhvendosur në një anë, politika në anë tjetër. Njëra palë kërkon shkarkimin e Guvernatorit dhe pala tjetër me heshtje e ka mbrojtur, sikur dy palët nuk jetojnë në të njejtin vend. Kjo që po ndodh sot nuk është reagimi i duhur, të justifikohet parlamenti që nuk ka çfarë të bëjë, është e vështirë të gjesh dicka më të rendë se të boshatisësh Bankën e Shqipërisë. Skenaristët e Hollividut do jenë gati për ndonjë skenar filmi, kjo indiferencë i ka identifikuar ata si të përfshirë në çështje.Hetimi nga Prokuroria, Çollaku: Lë për të dëshiruar, duhet detajim i çështjes, jo vetëm shkarkimi i FullanitÇollaku foli me rezerva për punën e prokurorisë, duke e cilësuar si të ngadaltë. Shkarkimi i Fullanit sipas tij nuk zgjidh problemin, por nis zgjidhjen e tij. Ndër të tjera, ai kërkoi detajim të çështjes.“Organizatorët e grupuar kërkojnë shkarkimin e Guvernatorit nga insitutucinet që kanë tagrin ligjor për ta marrë jë vendim të tillë. Largimi i Guvernatorit nuk është zgjidhja e problemit, por nisja e zgjidhjes së problemit. Duhet një detajim i çështjes, jo vetëm shkarkimii tij. Gjithë strumbullari i hetimit dhe arrestimi vetëm i punonjësve, tregon se sa më lart të ngjitesh aq më pak fuqi dhe aq më pak seriozitet gjen menyra dhe forca e hetimit. Kjo ngadalësi nga Prokuroria lë shteg për të dëshiruar në seriozitetin e zbatimit të ligjit. Ka gjithë insitucionet të përfshire, që nga Presidenti, parlamenti, qeveria, opozita. Eshtë e vështirë të bashkosh zërat e tyre me atë të qytetarëve”, tha ai.Çollaku: Eshtë cënuar siguria kombëtareÇollai si iniciator i nismës për mbledhjen e firmave për shkarkimin e Guvernatorit dhe thellimin e hetimit, foli për shtimin e qyteteve ku ky peticion po firmoset. Këto para janë të shqiptarëve, dhe jo para sheikësh, tha ai. sipas tij është cënuar siguria kombëtare.“Dita e djeshme është mbyllur me mbi 5 mijë firma, ndërsa dita e sotme do sjellë më shumë se 1 mijë, nuk është vetëm Tirana. Kjo nuk është çështje zyrash, bëhet në rrugë. Është në Kukës, Shkodër, Durres, Korçë, elbasan, nga nesër dhe në Vlorë. Kjo është një punë vullnetare. Baza dhe themeli i këtij amngazhimi nuk kanë synim paranë por njerëzit që vjedhin paranë. Qyteterët edhe pas reagimit të politikanëve janë ndjerë të thyer. Reagimet politike duket se fyejnë inteligjencën e qytetarëve. Ne nuk dimë asgjë ,nëse është bërë kontrolli i Thesarit të Shtetit, janë dhe 5 filiale të Bankës në rrethe dhe nuk dimë nëse në këto vende ka kontroll. Ato para që gjenden në Banka nuk janë para sheikësh, nuk janë të rëna nga qielli,por janë depozita të qytetarëve,janë kursime të tyre, që ata i kanë hequr nga xhepat e tyre dhe i kanë lënë në xhepin e shtetit për t’i pasur më të sigurta. Kjo siguri që ne i themi kombëtare është cënuar në ekstrem”, tha ai.Çollaku: Klasa politike këtë herë bashkëÇollaku kujtoi edhe takimet e gjatë në disa prej restoranteve në vend të SHBA-së dhe BE-së me politikën shqiptare për t’i bindur për negociata. Këtë herë, theksoi ai, “pa asnjë investim ndërkombëtar”, politika u vendos në një krahë. Dyshimi i tij bën që klasën politike ta quajë të vetakuzuar. Referuar në komentet e e politikanëve në rrjete sociale, ai kërkoi që ata të lënë plazhet dhe të shkojnë në parlament.“As antarësimi në NATO as marrja e statusit, që sollën delegacione pa fund nga BE, dhe SHB, për të zhvilluar orë të gjata darkash te “Krokodili”, “leopardi” dhe gjithë llojet e peshqëve dhe gjitarëve, për të bindur politikantët të bëhen bashkë me interesat e shqiptarëve dhe mezi ia kanë dal, edhe 20 % konsensus që të votohen me sekonda shtesë ato domosdoshmëri ligjesh. Këtë herë pa asnjë lloj lobimi, pa asnjë investim ndërkombëtar, këtë herë politika e gjitha bashkë ka qëndruar në një krahë. “Një gjë që nuk bëhet me para, bëhet me shumë para”, thonë amerikanët. Kjo të bën të dyshosh, gjithë klasa politike është e vetakuzuar. Ka patur deputetë nga e majta apo e djathta që në mënyrë individuale janë shprehur kundër mendimit të kryetarëve të tyre. Kjo ka qrnë një vjedhje jo fort e paditur .Raporti i FMN në korrik evidentonte se shkeljet kryesore ishin auditi i brendshëm dhe ai i jashtëm. Nëse ke hequr kontrollin, ke hequr dhe rojen, ke fshirë dhe kamerat, atëherë leku ska qenë në bankë por në livadh. Ky është inkriminim politik, mazhoranca po përpiqet të bëjë një taktikë për të zgjidhur problemin, por kjo nuk është zgjidhje. Edhe heshtja e opozitës është kompromentuese, ka vetëm gjysëm fjalie të kryetarit të PD-së. Këto deklaratat veç e veç, as mish as peshk si ato të Mananjit dhe Brahos që më tepër ia drejtojnë njeri tjetër. Cfarë vështirësie kanë të thërrasin parlamentin, t’ju përcjellin institucioneve shqetësimin e tyre, indiferenca nuk është në shërbim të askujt, Këto deklaratat në rrjete sociale dhe deklarata për shtyp janë sporadike. Qytetarët do zgjojnë gjumin e qeverisë, nuk flet as ministri i Financave, as kryeministri. Ata bëjnë namin kur iu ikën një deputet në ndonjë ditëlindje, apo nuk kalojnë ndonjë ligj që e kanë zhurmuar gjatë dhe turret gjysma e grupit parlamentar që ta bindin të kthehet dhe nuk lëvizin nga karrigia, nga plazhet, për tu mblidhur në parlament për dicka që është boshatisur”.Besimi i politikës tek ProkuroriaLidhur me një pjesë të punonjësve të Bankës, njerëz të afërm të politikës, Çollaku nuk mendono se kj ëhstë arsye e heshtjes. Por ë konsideron mjerim nëse kjo qëndron. Ndërsa besimin e politikës tek Prokuroria, e quan justifikim. Më herët tha ai, kërkonin përmbysjen e saj.“Asnjë nga punonjësit e Bankës që është i afërm i politikanvë nuk është akuzuar. Por nuk besoj se është kjo arsyeja e heshtjes, nëse do ishte kjo do ishte një mjerim politik. Nëse do bëhej për 10 të punësuar, atëherë do quhej Bankë e politikanëve dhe jo Bankë Qëndrore. Mendojmë se abuzimi mund të jetë më i madh. Vet fakti që po zgjerohet numrit i të arrestuarëve është një tendence e fajësisë kolektive për të mos mbërritur aty ku fajësia është më konkrete dhe më ligjore. Shfajësimet, se po heton dhe po punon prokuroria, tregojnë për të parën herë që politika pret nga ajo. Ky është lajm i mire që të paktën politika i besoka drejtësia. Po ka 6 muaj që thonë që kjo drejtësi është tmerr, që duhet përmbysur dhe në këtë çështje edhe prokuroria dhe gjykata qenka e mire. Kush i poqi këta njerëz, kush i bëri kaq të mirë nga e shtuna në të hënë. Është interesi”, tha ai.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter