Kosovë, të arrestuarit për terrorizëm dalin para gjykatës

Prishtine- Të 40 të arrestuarit e akuzuar për terrorizëm do të dalin në Gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë.Të dyshuarit për pjesëmarrje në luftimet në Siri e Irak,përkrahë organizatave të shpallura terroriste si ISIS dhe Al-Nusra, akuzohen “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.”Kryetari i Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi tha se seanca mund të zgjasë deri nëorët e vona, kurse vendim nuk do të ketë deri pasnesër, pasi që bëhet fjalë për një grup të madh.Rreth mesditës Policia e Kosovës dërgoi në Gjykatën e improvizuar në Kinemanë ABC 2, dyzet të dyshuarit për pjesëmarrje në luftimet në Siri e Irak,përkrahë organizatave të shpallura terroriste si ISIS dhe Al-NusraNdërkohë prindi i një të arrestuari, Hafiz Ahmeti mohon që djali I tij është terrorist. I cituar nga mediat kosovare Mustafa Ahmeti nga Gjilani thotë “Hafizi është e vërtetë se në shtator 2013 deri në dhjetor 2013 ka qenë në Siri, por nuk ka marrë pjesë në luftë. Unë kisha bërë një marrëveshje me policinë që nëse kthehet Hafizi mos ta arrestojnë. Por policia më tradhtoj dhe nuk u qëndroj fjalëve të veta””Unë po habitem se si mund të quhet terrorizëm njeriu që mbanë në shtëpi Kuranin ose pse ka thika kuzhine që i kam blerë në Zvicër para shumë viteve ose dhe shpata që janë blerë në Krujë” ka rrëfyer Mustafa., citon gazeta Express.(Fotot janë realizuar nga fotografi i Gazetës Express)terrorist2 terrorist3 terrorist4 terrorist5 terrorist6 terrorist7 terrorist8 terrorist9 terrorist10 terrorist11 terrorist13Ora News.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter