Ebola, klandestinët nga Eritrea alarmojnë spitalin e Vlorës
Vlorë- Spitali i Vlorës është vënë sot në alarm pasi 5 gra klandestine, pjesë e 40 klandestinëve, nga Eritrea kërkuan ndihmë mjekësore.Ata u ndaluan nga policia ndërsa kishin hyrë në vendin tonë nga malet e Greqisë. Gratë ishin dërguar më urgjencë në spital, për shkak të problemeve shëndetësore që pas analizave dhe vizitave mjekësore, rezultuan se ishin pasojë e dehidratimit dhe mos ushqyerjes prej ditësh. Ata shfaqën shenja debulese të theksuar, pasi sipas tyre kishin kaluar një jave pa ushqim e ujë të pijshëm.Bluzat e bardha, në kuadër edhe të masave të ndërmarra për virusin e Ebolas, që në Afrikë ka shkaktuar më shumë se 1 mijë të vdekur, i vendosen gratë fillimisht në karantinë por pas vizitës i dërguan në qelitë e policisë.Ndërkohë analizat e tyre u dërguan drejt Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë për një ekzaminim më të specializuar.Emigrantët mësohet të kenë hyrë ilegalisht në vendin tonë në rrugë tokësore, nga malet e Greqisë dhe janë kapur mëngjesin e sotëm në aksin nacional të Vlorës.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter