Fier, plazhi i Semanit fluks turistësh, kontroll ndaj subjekteve private për çmimet

Fier- Muaji gusht ka sjell një rritje të fluksit të pushuesëve në plazhin e Semanit. Qëndrueshmëria e motit dhe ardhja e emigrantëve e popullojnë më tepër vijën bregdetare të Semanit në orët e pasdites.Ndërsa specialisti i mjedisit pranë komunës Topojë Seman Genci Pina tha se janë lidhur kontrata me subjektet private që operojnë përgjatë bregdetit për të mbajtur nën kontroll edhe çmimet e produkteve. Sipas tij, vetëm 6 subjekte private që operojnë përgjatë 8 km të plazhit të Semanit janë problematike për shkak të mosshlyerjes së taksave.Pushuesit shohin përmirësim të kushteve përgjatë vijës bregdetare ndërsa shqetësimi i tyre është gjendja e vështirë ekonomike.Plazhi i Semanit prej vitesh është rrugëzgjidhja më e mire për një pjesë të madhe të pushuesëve të Qarkut të Fierit, jo vetëm nga ana ekonomike por edhe nga hapësira kohore që ka gjithëkush.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter