Durrës, Didi i përgjigjet akuzave të opozitës: Kemi në kontroll të gjithë territorin
Durrës- Vetëm një ditë pasi Partia Demokratike kërkoi reagimin e Kryeministrit dhe Ministrit Tahiri për përkeqësimin e rendit dhe sigurisë në vend, ka ardhur reagimi nga kreu i policisë së shtetit, Artan Didi.Nga Durrësi, Didi dha garancinë se policia e shtetit ka nën kontroll gjithë territorin, ndërsa me shifra mohoi pretendimet e demokratëve për rritje të numrit të vrasjeve e aksidenteve.“Policia e Shtetit ka nën kontroll gjithë territorin, duke theksuar se 2 muajt e fundit, janë regjistruar 8 vrasje më pak se e njejta periudhë e 2013-s. Për periudhën Qershor-korrik, pati 102 aksidente dhe 27 të vdekur më pak, se vitin e kaluar” tha ai.Deklaratat Didi i bëri gjatë inspektimit të terminalit të Durrësit. Ndërsa analizoi punën e efektivëve, drejtori i Policisë së Shtetit vlerësoi se punonjësit e rendit do të shpërblehen për orët shtesë në punë. Gjithashtu ai theksoi se puna e mirë e policisë ka garantuar normalitet gjatë sezonit turistik.Kryepolici i vendit ka dhënë siguri për pasjen nën kontroll nga blutë të të gjithë territorit të vendit, përfshirë edhe pikat e kalimit të kufirit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter