Atasheu Ushtarak Italian largohet nga Tirana me "Medaljen e Mirënjohjes"
Tiranë – Atasheu Ushtarak Italian, Gjeneral Brigade Vitto Dell’ Ederi largohet nga Shqipëria me “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve ushtarake ndërmjet dy vendeve.Ka qënë Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila e ka dekoruar sot, ushtarakun e lartë italian, në përfundim të misionit të tij në Shqipëri, duke vlerësuar punën e tij dhe mbështetjen e gjithanshme që FA të Italisë kanë dhënë për FA të Shqipërisë.“Dëshiroj që karriera juaj të vijojë me detyra të rëndësishme në FA të Italisë, - tha Kodheli, - por edhe në misione dhe angazhime ndërkombëtare. Ju do të jeni gjithmonë i mirëpritur në Shqipëri, jo vetëm si ushtarak, por edhe si një mik i mirë”Ndësa, Gjeneral Brigade Vitto Dell’ Ederi, ka falënderuar ministren e Mbrojtjes Kodheli për vlerësimin që i bëri punës dhe kontributit të tij si atashe ushtarak në Tiranë, duke shprehur njëkohësisht konsideratën e lartë për bashkëpunimin e mirë që ka pasur gjatë gjithë kohës si atashe ushtarak në Shipëri me Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm dhe FA Shqiptare.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter