Dhurimi i gjakut, Shqipëria ndër të parat, rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2014, 19:05
Shqipëria renditet në një ndër vendet e para në Europë , sa i përket dhurimit të gjakut . Anila Llaha, koordinatore pranë Kryqit të Kuq të Tiranës shprehet se rinia shqiptare është e mirëinformuar, ndërsa shton se shoqëria shqiptare është tashmë e ndërgjegjësuar se dhurimi i gjakut mund të shpëtojë jetë.Në ditën Ndërkombëtare të Rinisë Kryqi i Kuq organizoi edhe një demonstrim të dhënies së ndihmës së parë, në rast aksidentesh.Aktiviteti i Kryqit të Kuq shqiptar është shtrirë në të gjithë vendin sidmos në plazhet publike, ku mbipopullimi i njerëzve në këto zona është më i lartë po ashtu edhe nevojë për ndërhyrje të ndihmës së shpejtë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter