PD: Rama, 33 ditë heshtje për një nga zhvillimet më të rënda në 23 vite

Tiranë- Edhe sot, 33 ditë sulmit ndaj deputetit Strazimiri në Kuvend, Partia Demokratike ka kërkuar reagimin e kryeministrit Edi Rama.Përmes një komunikimi për mediat, deputeti Myqerem Tafaj tha se Rama prej më shumë se një muaji hesht për inkriminimin e parlamentit dhe instalimin aty të skuadrave të dhunës anti-opozitë.Sipas tij, shefi i qeverisë ka dështuar në përpjekjen për ti mbyllur gojën Partisë Demokratike, ndërsa shtoi se do të vazhdojnë të denoncojnë çdo ditë aleancën kriminale me të cilën Edi Rama erdhi në pushtet.Deklaratë e deputetit Myqerem Tafaj33 ditë më parë, Edi Rama organizoi sulmin fizik dhe kërcënimin me jetë ndaj opozitës, çka solli një tension të paprecedent politik në vend, dhe si pasojë, Partia Demokratike u detyrua të ndërpresë marrëdhëniet me parlamentin.Pas këtij akti banditesk të frymëzuar dhe të porositur nga Edi Rama, rezultoi dhe u provua nga Partia Demokratike, se instrumentat e dhunës që përdor kryeministri, janë deputetë të dënuar për vepra të rënda penale, si trafik prostitucioni e rrëmbim personi. Asnjë reagim, asnjë qëndrim, asnjë fjalë të vetme, nuk tha Kryeministri.Prej 33 ditësh, ai hesht për atë që mund të jetë një nga zhvillimet më të rënda në historinë 23 vjeçare të demokracisë sonë, inkriminimi i parlamentit dhe instalimi aty i skuadrave të dhunës anti-opozitë.Por Edi Rama ka dështuar në përpjekjen për ti mbyllur gojën Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të saj. Ne do të vazhdojmë çdo ditë të denoncojmë aleancën kriminale me të cilën Edi Rama erdhi në pushtet, dhe më të cilën po kap çdo ditë, çdo zyrë, çdo institucion.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter