Flutura Açka: "Fullani and Co" nuk na helmon, por na pin gjakun

Shkrimtarja Flutura Açka shprehet e indinjuar për indiferencën e qytetarëve për të mos ju bashkuar protestës për të kërkuar dorëheqjen e guvernatorit Ardian Fullani pas zbulimit të skandalit për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Thesari.Për shkrimtaren "Fullani and Co" është po aq helmuese sa armet kimike, se nuk na helmon, por na pin gjakun. Prej tre ditësh është ndërmarrë një protestë qytetare për largimin e Fullanit, por pjesëmarrja ka qenë e vogël.Ja cfare shkruan Flutura AçkaTe Paturpshmit "Fullani and Co""Fullani and Co" është po aq helmuese sa armet kimike, se nuk na helmon, por na pin gjakun. Sa turp që mijëra shqiptarë që s' kanë as buke sonte për fëmijet, i shohin këta djem e vajza protestues vetëm nga ekrani. Nga ekrani i shohin edhe të Paturpshmit e Politikës, por me qesëndi dhe të qetë se njeri nga hunjtë e gardhit të gjirizit të tyre, po i qëndron stuhisë, që do të thotë se gardhin e kanë thurur të fortë. Eshte turp për çdo shqiptar, që ka se paku një fije ndjeshmerie për Atdheun e vet, të jetë sot indiferent dhe t'i ruajë energjitë për fushatat politike që do të nisin së shpejti dhe kur të Paturpshmit do t'i thërrasin për të dëgjuar fjalimet e tyre të neveritshme politike. Pas kesaj as të drejte të ankohemi nuk do të kenë më...flutura acka(Në foto: Postimi i Flutura Açkës)Ora News.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter