Brindisi, sekuestrohen 53 kg marijuanë, pranga shqiptarit dhe italianit
Itali- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, ndërsa iu gjetën dhe sekuestruan në mjetin me të cilin udhëtonte 53 kg marijuanë.53-vjeçari me iniciale Q.B shqiptar po udhëtonte herët në mëngjes sëbashku me shtetasin italian me iniciale C.F 33 vjeç më një mjet Ford Fiesta, në rrugën 613 për në drejtim të Brindisit.Shpejtësia e lartë me të cilin po udhëtonte mjeti ka ngjallur dyshime te inspektorët e policisë tatimore të Leçes, të cilët kanë lajmëruar menjëherë një Patrullë të Guardia di Financës, e cila arriti të ndalë mjetin në Cerano, në provincën e Brindisit.Siç bën me dije policia italiane në momentin e ndalimit, dy shtetasit ishin të shqetësuar dhe nervozë, kështu që u shoqëruan në stacionin policor për hetime të mëtejshme.Policia ka vijuar më tej me kontrollin e mjetit, ku në bagazhin e tij u gjetën 53 kg marijuanë të paketuar në 53 qese 1 kilogramëshe.Droga dhe automjeti u konfiskuan nga policia, ndërsa dy korrierët e drogës u dërguan në burg. Për policinë italiane të dy shtetasit njihen si persona të rrjetit të trafikikimit të narkotikëve.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter