VIDEOLAJM/ Itali, shqiptari dhe tutorët torturojnë prostitutën dhe të dashurin e saj rumun

Itali - Një shqiptar dhe 5 bashkëpuntorë të tij, kanë ushtruar dhunë ndaj një prostitute dhe të fejuarit të saj që kërkonte t’a largonte nga rruga, një ish klient i cili ishte dashuruar pas vajzës. Sulmi ka ndodhur në mbremjen e 5 gushtit, në një benzinato në Bolonja të Italisë.Falë një telefonatë nga një kalimtar dhe filmimeve nga kamerat e sigurisë- të vendosur në 12 pozicione -  hetuesit ishin në gjendje për të identifikuar shqiptarin që ka torturuar prostituten moldave.Më 18 korrik, shqiptari dhe 5 bashkëpuntorët e tij, u filmuan nga kamerat e sigurisë në momentin që ata  u përpoqen për të larguar me forcë  në një makinë tip BMV, vajzen e cila punonte në rrugë.Pas kësaj të rinjtë kanë shoqëruar në një zonë të izoluar rumunin i cili ishte magjepsur pas vajzës dhe kërkonte që të fejohej me të.Skena e filmuar nga telekamerat duket qartë momenti kur shqiptari sëbashku me 5 persona të tjerë ndalojnë në benzinatë dhe tentojnë për ta futur me forcë moldaven në makinë, e cila ishte e shoqëruar nga shtetasi rumun. Pas kësaj vajza nxirret sërish nga makina, duke ushtruar dhunë, arrin për t’u larguar nga duart e tutorëve. Pamjet filmike kanë regjistruar dhe momentin kur tutorët marrin me vete të fejuarin e vajzës sëbashku me makinën e tij.Pas disa ditësh vajza ka bërë denoncimin në polici dhe ka treguar ngjarjen, tashmë do t’i nënshtrohet një programi sigurie.